Juve shikon përpara e hidhet në kërkim të Shvajnshtajgerit
Mundësia që zoti Bastian të transferohet në Itali është shumë e madhe. Madje thuhet se ai po e mendon këtë gjë. Prandaj (dhe për shumë motive) emri i Shvajnshtajgerit përbën lajm. Mesfushori i Bajernit të Mynihut ka vendosur, nuk ka ardhur ende momenti që të rinovojë me klubin bavarez. Kontrata e tij është në prag të skandencës në qershor 2009. Por për të nuk heq dorë nga interesimi as Juventusi. Klubi bardhezi dhe vëzhguesit e tij janë të gatshëm ta marrin. Po shikojnë se çfarë do të ndodhë. Të bindur se lojtari i Kombëtares gjermane mund të jetë një nga objektivat më të mirë. Vëzhgojnë, sepse nuk mund të bëjnë tjetër: Shvajnshtajgeri është një lojtar thuajse pa kontratë. Por mesfushori është një objektiv që Juventusi e ndjek prej kohësh. Kontaktet e para ishin vendosur në merkaton e fundit. Refuzimi i Ksavi Alonsos nga Liverpuli bënë që të hidhen sytë nga lojtari i Bajernit. Por nëse Shvajnshtajgeri do të largohej, bavarezët do të kërkonin shifrën e 15 milionë eurove. Shvajnshtajgeri nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij. Nëse nuk do ta bëjë brenda janarit, Juve mund të hapë zyrtarisht tratativat. Rregulli i FIFA-s parashikon se gjashtë muaj para skadencës së kontratës një lojtar është i lirë të zhvillojë tratativa me një tjetër klub. Juventusi është gati për një ofertë në janar.