E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Fjala progres është kudo në raportin e KE-së

“Fjala progres është kudo në raportin e KE-së për Shqipërinë dhe ky raport nuk lë vend për dyshime në ndryshimin që është bërë” kështu është shprehur ditën e djeshme Bujar Leskaj deputeti i Partisë Demokratike, gjatë diskutimit të lirë në seancës e djeshme plenare, ku pjesë e diskutimit ishte Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin 2008.
Leskaj nënvizoi faktin se krahasuar një viti më parë “Ky raport ka një diferencë cilësore, duke e bërë kështu raportin më vlerësues dhe inkurajues për qeverinë shqiptare”.
Sipas Leskajt në raport theksohet se “ Shqipëria po ecën përpara në zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetme dhe ka pasur progres në fusha të rëndësishme të reformave, konsolidimi i shtetit ligjor dhe përforcimi i kapaciteteve administrative mbetet sfidë e madhe”.
Leskaj tha se Komisionerin Olli Ren, në vlerësimin e tij thekson se “ Shqipëria ka bërë progres në sektorët kyç siç është reforma në Drejtësi dhe reforma Zgjedhore, ndërsa përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor janë intensifikuar”.
Leskaj përmendi nënshkrimin e MSA-së në vitin 2006 si dhe theksoi se procesi i ratifikimit po shkon drejt përfundimit. Sipas Leskajt raportit rreth treguesve ekonomikë vlerëson se “Shqipëria ka arritur një rritje ekonomike më të lartë prej 6% prej produktit të brendshëm bruto dhe një inflacion të kontrolluar në nivelin 2% deri në 4% të përcaktuar në objektivat madhorë të saj Bankës së Shqipërisë qeverisë shqiptare dhe institucioneve financiare kombëtare”.
Sipas Leskajt, në lidhje me korrupsionin në raport theksohet se “Janë bërë përpjekje në reduktimin e mundësive për korrupsion në disa fusha, si në administrimin e taksave, shqetësimet për biznesin, titujt e pronësisë, prokurimet publike, duke aplikuar sistemin elektronik, ligjet që furnizojnë marrëdhëniet tregtare janë përshtatur me konventën kundër korrupsionit të KE-së”.
Leskaj nënvizoi faktin se ky raport ka vlerësime pozitive si dhe kërkesa të larta për të ardhmen ndaj i kërkoi opozitës që t`i bashkohet përpjekjeve e vullnetit të mazhorancës në objektivat madhorë që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›