Qeveria-OSBE/ODIHR: Na vezhgoni zgjedhjet

Para Keshillit te Ambasadoreve ne Vjene, ministri i Jashtem, Lulzim Basha shprehu qendrimin e qeverise shqiptare per vezhgimin maksimal te zgjedhjeve jo vetem per te demonstruar vullnetin e qeverise per zgjedhje te lira e te ndershme, por edhe per te certifikuar standartet e nje vendi me demokratik.
“Prezenca e OSBE/ODIHR ne kohe zgjedhjesh dhe tradita do te vazhdoje. Ne bejme thirrje per numrin me te madh te vezhguesve te pare ndonjehere ne Shqiperi", u shpreh Basha.
Por prania e ministrit te Jashtem shqiptar ne vjene duket se i ka dhene fund edhe debateve qe linden disa jave me pare per rolin dhe mandatin e presences se OSBE-se ne Tirane.
Nisur nga qendrimi i shefit te diplomacise shqiptare duket qarte se edhe kete vit nuk do te kete nje kufizim te mandatit te presences ne shqiperi.
"Bashkepunimi me OSBE-ne do te vazhdoje te jete solid ne fushat te ndryshme si mireqeverisja apo shteti ligjo", u shpreh Basha.
Ne fjalen para Keshillit te Ambasadoreve ne Vjene dhe takimet me drejtuesit e larte te organizates, ministri Basha, shprehu kerkesen e Shqiperise qe ne vitin 2012 ajo te marre kryesimin e rradhes se OSBE-se.