Asambleja e OKB, miraton Marrëveshjen midis OKB-së dhe KE-së

Aambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton në mënyrë unanime Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, dhe delegacioni i KE-së paraqesin Marrëveshjen e bashkëpunimit në OKB. Delegacioni i KE-së, sipas axhendës së parashikuar të vizitës zyrtare të tij në OKB, i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës. Ky dokument, i pranuar nga të dy palët, u arrit pas bisedimeve dhe negociatave afatgjata të zhvilluara ndërmjet OKB-se dhe KE-së. Në seancën e miratimit të Marrëveshjes së zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka marrë pjesë edhe delegacioni i KE-së. Në fund, pas debatit të zhvilluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi në mënyrë unanime Marrëveshjen e bashkëpunimit me KE-në, një dokument i rëndësishëm ky për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve. ...