E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2009 si u shperdoruan 1.5 mld leke

TIRAN- Viti i kaluar ka qene nje nder periudhat me nivelin me te larte te shpenzimeve publike por nje pjese e fondeve nuk i kane shpetuar abuzimeve. Kontrolli i Larte i Shtetit raporton nje shkelje ne vleren e rreth 1.5 miliarde lekeve te administrates shteterore gjate zbatimit te buxhetit te vitit 2009 ne sektore te ndryshem sic jane tatimet doganat prokurimet publike shitja dhe dhenia me qira e pronave shteterore pagat shperblimet etj. Raporti i KLSH-se mbi zbatimin e buxhetit te vitit 2009 sapo eshte dorezuar ne Kuvend dhe pritet te shqyrtohet ne mbledhjet e kesaj jave te Komisionit te Ekonomise. Ne raport KLSH ka listuar me radhe te gjitha institucionet ekontrolluara si dhe shkeljet qe jane kapur tek secili prej tyre duke i ndare ne dy zera ate te te ardhurave dhe te shpenzimeve.

Administrata
Pjese e ketij demi prej 1.5 miliarde leke jane edhe abuzimet e kapura gjate kontrolleve te ushtruara neper ministri apo institucione te larta publike te cilat kapin nje vlere prej 44.8 milione leke. Ne krye te listes se institucioneve ne fjale qendron Ministria e Arsimit dhe Shkences me nje dem total prej 27.9 milione leke me pas vjen Universiteti i Tiranes me 4.5 milione leke Ministria e Mbrojtjes me 4.4 milione leke Drejtoria e Pergjithshme e Arkivit te Shtetit me 2.3 milione leke Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve me 1 milion leke. Pjese demit te kapur ne Ministrine e Arsimit eshte edhe shuma prej 50.4 milione lekesh nga nje projekt per pajisjen me kompjutere te disa shkollave te arsimit baze dhe atij te mesem. Pjese e listes se shkelesve jane edhe disa bashki dhe komuna te vendit. Ne vend te pare me rreth 6.4 milione leke shkelje sipas KLSH-se qendron bashkia e Beratit me pas vjen ajo e Vlores me rreth 3.4 milione leke Lushnja me 2.1 milione leke Tepelena me 1.2 milione leke etj. Per tu theksuar eshte edhe demi i kapur ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me rreth 2.1 milione leke.

Tenderet
Pjesa me e madhe e demeve fianciare dhe shkeljeve te kapura ne institucionet e mesiperme sipas KLSH ka te beje me zhvillimin e tendereve. Ne lidhje me kete raportohen shifra te larta te shkeljeve te hasura te cilat arrijneme shume se gjysma e te gjithe tendereve. Rezulton se gjate gjithe vitit 2009 ne 30 institucionet e kontrolluara jane realizuar rreth 330 tendere 125 prej te cileve jane shqyrtuar me detaje nga inspektoret e Kontrollit te Larte te Shtetit. Nga keto rreth 54 per qind jane kapur me probleme ne procedurat e pergatitjes se dokumentacionit ndersa 30 per qind e tendereve te shqyrtuar jane kapur me probleme gjate procedurave te zhvillimit. Nder institucionet me te spikatura ne lidhje me keto shkelje permenden Ministria e Mjedisit Ministria e Arsimit Banka e Shqiperise Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shendetesor Universiteti i Tiranes etj.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›