E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima e dhunes pa strehez kombetare

shte vendosur dje me ligj qe Shqiperia do te kete nje qender kombetare te sherbimit te perkujdesit te viktimave te dhunes. Gjate mbledhjes se radhes se komisionit parlamentar per te drejtat e njeriut u vendos pa asnje vote kunder ekzistenca ligjore e kesaj strukture. Fizikisht kjo strehez per trajtimin viktimave te dhunes ende nuk ka perfunduar dhe sipas zevendesministres se Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Filloreta Kodra ka ende shume probleme per tu zgjidhur deri ne momentin e funksionimit te saj. Sipas Kodres keto probleme po shkaktohen nga pushteti vendor i cili nuk po kryen pjesen e tij te marreveshjes. Ajo shpjegoi se pak kohe me pare kur nisi edhe puna per ndertimin e kesaj qendre pushteti vendor dhe ministria kishin rene dakord qe streheza do te financohej nga te dyja palet perfshire ketu edhe donatoret e huaj. Por gjerat kane ndryshuar gjate fazes perfundimtare te punimeve atehere kur duhej te behej edhe mobilimi i qendres me pajisje.
Pushteti vendor u terhoq nga projekti me pretendimin se nuk kane perse te trajtojneviktima te dhunes qe vijne nga qytete te tjera - argumentoi zv.ministria nderprerjen e punes ne kete qender. Kater vite me pare parlamenti miratoi ligjin Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare nepermjet te cilit i jepte te drejten per te trajtuar viktimat e dhunes qendrave strehezave lokale te cilat bashkevepronin edhe me organizatat e ndryshme OJQ per te trajtuar keto raste. Por sipas ndryshimeve te rejat qe u miratuan dje tashme ne vendin tone do te kete nje qender kombetare per trajnimin e ketyre viktimave e cila do te kete edhe kompetenca me te medha se strehezat e meparshme. Sipas zv.ministres detyra kryesore e kesaj qendre do te jete ajo e bashkerendimit te punes ndermjet autoriteteve pergjegjese per referimin e rasteve te dhunes ne marredheniet familjare. ka dote thote se do te kete nje ndergjegjesim me te madh institucional ne raportimin e rasteve te dhunes. Sipas Kodres kjo do te beje qe rastet e dhunes te raportohen edhe nga spitalet apo edhe shkollat ne rast se viktimat do te jene femije. Ky raportim do te vere ne funksionim nje mekanizem te tere punonjesish social avokate e mbrojtes ligjore te cilet do te kujdesen per personat e abuzuar.

Mangesite

Aktualisht ne vendin tone ekzistojne rreth 5 qendra te tilla per trajtimin e viktimave te dhunes kapacitetet e te cilave nuk jane me shume se 50 vende. Qendra e re kombetare ka nje kapacitet prej rreth 100 vendesh ku prioritet do te kene ato viktima te cilat vijne nga qytete qe nuk kane afer streheza. Ndonese ne krahasim me qendrat e tjera qendra kombetare ka nje kapacitet dy here me te madh ajo nuk mund ti permbushe kerkesat per trajtimin e te gjithe rasteve te dhunes ne vend. Vetem per gjate gjashte muajve te pare te vitit 2010 ne organet e policise jane denoncuar rreth 801 raste te abuzimeve nje numer ky qe sipas specialisteve mund te jete shume here me i madh pasi jo te gjitha rastet e dhunes denoncohen. Por edhe ata qe do te kene mundesine te mikepriten dhe trajtohen ne keto qendra do tu duhet te perballen serish me realitetin. Periudha me e gjate e qendrimit ne nje strehez te tille varion nga 6 muaj deri ne nje vit. Me pas njerezit e trajtuar do tu duhet te perballen me jeten jashte ketij institucioni e ne shume raste rikthehen ne serish ne familjet ku kane pesuar dhunen. Ne kete kontest pjesetaret e komisionit i kane kerkuar zv.ministres hartimin e nje pakete masash lehtesuese per te gjithe njerezit qe i perkasin kesaj kategorie.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›