E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2009, skenar pesimist

Pasigurite e qeverise per arritjen e treguesve fiskale vitin e ardhshem ne kontekstin e vitit elektoral dhe krizes financiare nderkombetare jane reflektuar edhe ne buxhetin e 2009-es, ku per here te pare nuk parashikohet rritje reale e te ardhurave.

“Nisur nga shqetesimet meqenese eshte nje vit elektoral, ne kemi nisur te bejme nje buxhet konservator. Donim te ishim te sigurte qe te mos kishim risqe”, ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode.

Pasigurine e reflekton edhe fondi rezerve i qeverise, i cili eshte rritur me gati 50%, madje pa imponimin e FMN-se.

“Ne kemi programuar nje rritje te forte te kontigjencave qe do te jene ne dispozicion per cdo luhatje qe mund te kete ekonomia”, ka shtuar Bode.

Por te gjitha keto pasiguri nuk e kane penguar qeverine te premtoje per ritjen e pagave dhe pensioneve qe vitin e ardhshem do te nise qe nga data 1 maj.

“Sipas programit, parashikohet rritja e pagave ne sektorin arsimor, si dhe rritja e pesnioneve ne fshat me 20% dhe ne qytet me 10%”, ka sqaruar ministri i Financave.

Te ardhurat ne buxhetin e shtetit per vitin 2009 do te jene 330 miliarde leke, ndersa shpenzimet 390 miliarde, cka dikton nje deficit prej 4.2 perqind, kur FMN kishte rekomanduar me force si nivelin me te pershtatshem te deficitit, ate prej 3.5 perqind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›