Kukës, banorët në protestë, bllokojnë autostradën
KUKES- Banorët e Morinës në qytetin e Kukësit, kanë bllokuar mëngjesin e sotëm autostradën në ndërtim Kukës-Morinë-Prizren. Shkak i protestave të banorëve është bërë mungesa e shpronësimeve. Për disa orë ata kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke mos lejuar automjetet të qarkullojnë, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe për të arritur në një marrëveshje me banorët që brenda 5 ditëve ata të marrin një përgjigje për ankesat që kanë për mungesën e shpronësimeve. Sipas tyre, traseja e rrugës po kalon buzë banesave duke sjellë rrezik për për ta. Edhe pse ligji e përmban që autostrada nuk duhet t’u afrohet banesave jo më larg se 20 metra, ky ligj me sa duket është shkelur duke bërë që rruga të afrohet buzë shtëpive, për më tepër banorët nuk janë dëmshpërblyer për këtë. Pas 5 ditësh banorët kanë deklaruar se do të hidhen sërish në protesta duke bllokuar rrugën deri sa kërkesa e tyre të merret parasysh.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)