Obama "fiton" edhe ne Tirane

Ne nje ceremoni te organizuar nga ambasada amerikane ne Tirane, shqiptaret jane ftuar te votojne ne menyre simbolike per kandidatin qe preferonin.
Gjatë kohës që ministri i Jashtëm Lulzim Basha vlerësonte rolin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Shqipërisë, shqiptarët e pranishëm në natën elektorale të ambasadës amerikane, votonin në një nga kthinat e hotelit.
Fleta e votimit, ishte edhe ajo po aq simbolike sa vetë procesi.
Politikanët e pranishëm ishin më së shumti për McCainin, ndoshta sepse partia e tij republikane, ishte deri më sot në pushtet.
Dhe politikanët shqiptarë, në këtë pikë, janë mjaft të kujdeshëm. Si p.sh në rastin e zotit Majko, pro McCain i palëkundur, pavarësisht se bindjet e tij politike mund të sugjeronin për të kundërtën.
Kishte edhe ndonjë pro Obamës, apo nga ata që të mësuar me diplomacinë, si ministri i Jashtëm Lulzim Basha apo këshilltari diplomatik i presidentit, zoti Arben Cici, që u ruajtën të mos shprehnin parapëlqimet e tyre.
Votimi u rihap në mëngjes, për t'u mbyllur në orën 9.00, atëhere kur Amerika e kishte tashmë një President te ri.
Ambasadori Withers, vëzhgonte nga afër dhe siguronte se procesi i numërimit të votave edhe këtu në Shqipëri, do të ishte i ndershëm.
"63 perqind e shqiptareve votuan pro Obames. Kjo ishte vetem ceshtje respekti per voten e hedhur", u shpreh Withers.
Edhe njëherë, si shpeshherë deri më sot, shqiptarët ishin në të njëjtën gjatësi vale me amerikanët.