E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: E ardhmja, përtej kufijve partiakë

Në një intervistë për BBC në Shqip gjatë një vizite në Londër zoti Rama tha se në sistemin i ri zgjedhor çdo parti do të konkurojë "me programin, ekipin dhe liderin e vet". Korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash," tha Rama por me reforma modernizuese. 

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri Edi Rama thotë se partia e tij do të konkurojë në zgjedhje me programin, ekipin dhe liderin e vet. Deklarata e Ramës u bë në një intervistë dhënë BBC.

”Do të kërkojmë votën për Partinë Socialiste, për programin e saj, për një mënyrë të re për ta qeverisur Shqipërinë dhe votuesit të zgjedhin atë parti që u garanton më shumë ndryshimin, më shumë lidhjen mes fjalës dhe veprës, u garanton më shumë të sotmen dhe të nesërmen, për veten dhe fëmijët e tyre.-shprehet Rama.

Duke paraqitur alternativat socialiste ai tha se korrupsionit është kthyer në sistem "duke ndryshuar klientët por jo thelbin." "Korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash," tha zoti Rama por "reforma modernizuese, demokratizuese, integruese".

Rama u shpreh i bindur se ka arritur të përgatisë PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare “PS është ndarë nga ato aspekte negaitve dhe me ato lidhje të politikës së shkuar që e çuan në opozitë dhe ka hapur një rrugë të re e cila padyshim është e gjatë, ka vështirësitë e veta” tha më tej kreu i PS-së. Prurjet e reja ne PS Rama nuk i quan dualizëm por harmonizim gjeneratash moshash, gjinish dhe këndvështrimesh të cilat sic shprehet ai janë të domosdoshme për një familje të madhe politike, siç është Partia Socialiste.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›