E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gol me dorë, Franca në Botëror, Irlanda jashtë

 

Leonard Karaj

Sllovenia, Greqi, Portugalia dhe Franca janë katër pjesëmarrëset evropiane në botërorin afrikan, ekipe këto që eliminuan Ukrainën, Rusinë, Bosnjën dhe Irlandën.Por kualifikimi i francezëve ka marrë përmasat e një skandali të vërtetë teksa arbitri i ndeshjes ka marrë si të mirëqenë një gol të Gallas i cili erdhi pas një pasimi me dorë nga ana e Henri. Moviola jepte qartë jo vetëm prekjen me dorë të topit nga Henri por edhe pasimin gati të këtij të fundit. Në ndeshjet e tjera Sllovenia ktheu gjithçka në avantazhin e saj duke eliminuar Rusinë e Gus Hidink. Sllovenët kthehen në kupën e Botës pas pjesëmarrjes në 2002-in në Kore-Japoni. Të njëjtën gjë bëri edhe Greqia e "kajzer" Rehagel, e cila bëri çudinë në Kiev teksa arriti të ndalte ukrainasit në shtëpi. Goli i Salpingidis në minutën e 31-të rezultoi deciziv për përfaqësuesen greke e cila u kualifikua për në botëror pas 16 vjetësh. Për herë të fundit Greqi luajti në Kupën e Botës "USA 94" ku u eliminua që në ndeshjet në grup. Nga ana tjetër Ukraina e Shevçenkos nuk mundi të kalojë murin mbrojtës të skuadrës greke duke u dorëzuar totalisht. Takimi i parë në Athinë pati përfunduar në barazim 0-0 dhe bastexhinjtë jepnin ekipin vendas si favorit kryesor për t'u kualifikuar. Ndërsa nuk arriti të kualifikohej për herë të parë në botëror Bosnja e Çiro Blazeviç. Boshnjakët u mundën edhe në takimin e dytë 1-0 pas humbjes në ndeshjen e parë me të njëjtin rezultat. Ndërsa për të parë Irlandën në Botëror u deshën gjuajtjet e penalltive, të cilat lanë jashtë as më shumë dhe as më pak se Francën, Kampione Bote në 1998-ën. Në zonën afrikane Algjeria arriti të kualifikohej për në botëror ndaj Egjiptit falë golit të Jahia në minutën e 40-t të pjesës së parë. Nën një atmosferë të ndezur takimi mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në Sudan. Egjiptianët, Kampionë të Afrikës nuk arritën të tregonin asgjë nga vlerat e tyre kjo edhe për lojën mbrojtëse mjaft efikase që pati përgatitur trajneri i Algjerisë. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar në barazim 0-0. Ndërkaq skuadra e fundit që pritet të kualifikohet për në "Afrikë e Jugut 2010" do të dalë nga çifti Uruguaj-Kosta Rika, ndeshje e cila luhet në orët e para të ditës së sotme. Uruguajit i mjaton edhe një barazim pas fitores së arritur në takimin e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›