Pakicat serbo-malazeze: Duam shkollë për fëmijët
SHKODER - Pakicat serbo-malazeze në Shkodër kërkojnë shkolla për mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e tyre. Kryetari i shoqatës së këtyre pakicave në Shkodër, Burhan Çuliqi, së bashku me një përfaqësi të kësaj shoqate kanë takuar kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Në takimin e zhvilluar mes tyre është biseduar për situatën aktuale të pakicave malazeze në Shkodër dhe më gjerë. "Në takim kemi shtruar si problem të rëndësishëm krijimin e kushteve për të mësuar gjuhën malazeze. Është për të ardhur keq që fëmijët tanë po humbin trashëgiminë e të parëve, gjuhën. Gjatë këtij takimi me kryeministrin Gjukanoviç, ne i kemi bërë të ditur situatën në të cilën ndodhet pakica malazeze në Shqipëri. Problemet e arsimimit në gjuhën amtare nga njëra anë dhe pengesat për kthimin e mbiemrave të origjinës në anën tjetër kanë qenë dy nga problemet me shqetësuese me të cilat janë përballur pakicat serbo-malazeze. r.d