E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nxjerr inatin me San Marinon

 

Shqipëria U-19 fitoi në ndeshjen e tretë duke zbrazur dufin e mbledhur ndaj San Marinos, me një fitore bindëse 4-1 ndaj të zotëve të shtëpisë. Formacioni i drejtuar nga Ramadan Shehu së paku u rikthye me një fitore në atdhe, pas dy humbjeve me Italinë (5-0) dhe Irlandën (2-0), duke ja "bërë dhuratë" vendin e fundit modestëve sanmarinezë. Ndeshja u dominua plotësisht nga përfaqësuesja jonë, ku spikasin jo vetëm autorët e golave, Amando Vajushi (Vllaznia), Bekim Bala (Vllaznia) dhe zëvendësuesi Erti Koni (Olimpiku i Tiranës), por i gjithë ansambli i dirigjuar nga bankina nga Ramadan Shehu. Gjithsesi, Kombëtarja jonë priti 44 minuta për të shënuar golin e parë me anë të Vajushit. San Marino shënoi golin e nderit me anë të një penalltie të realizuar nga Stefaneli në minutën e 72-të.

Shqipëria-San Marino 4-1
Shënues: Vajushi 44', Bala 66', 68', Koni 88'/ Stefanelli 72'(p)
Karton i verdhë: Buscarini
Gjyqtar: Gediminas Mazeika (LIT)
Shqipëria: Rexhepi, Shehu, Hoxha, Pulaj, Tushe (Muçaj 88'), Tepshi (Manuka 79'), Myftaraj, Hasani, Ruço, Vajushi, Bala (Koni 79')
Trajner: Ramadan Shehu
San Marino: Raschi, Buscarini, Brolli, Ciambotta (Zafferani 44'), Ciavatta, Colombini, Giardi, Grini (Casaddei 57'), Lazzarini, Mazza (Golinucci 78'), Stefanelli
Trajner: Roberto Marcucci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›