E Diel, 1 Nëntor 2026

Starton "Kirurgjia e Trashegimise"

Festivali Folklorik nuk eshte perqendruar vetem ne percjelljen e trashegimise se muzikes, por edhe ne aktivitete te tjera. Mesditen e djeshme, ne mjediset e Pazarit te gurte ka startuar projekti "Kirurgjia e Trashegimise". Synimet e kesaj nisme ne Gjirokaster perfshijne keshilla falas per komunitetin, mbi disa nderhyrje "kirurgjikale" mbi objektet e trashegimise dhe per rrjedhoje, qendrat ku do te jepen keto keshilla do te njihen si qendra te "Kirurgjise se Trashegimise". Keshillimi falas do te kryhet permes arkitekteve te qendres, te cilet do te jene ne dispozicion te qytetareve, me qellim mirembajtjen dhe riparimin e objekteve te trashegimise kulturore. Sipas koordinatorit te projektit, Sadi Petrela, keshillimi do te perfshije informacion mbi riparimin e cative, heqjen e ujerave te shiut, mbrojtjen ndaj lageshtise, perdorimin e materialeve te ndryshme, furnizimin me uje dhe energji elektrike, si dhe ceshtje te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›