Buxheti 2011 konsensus ne KQZ
Me nje fond prej 102.2 milione lekesh KQZ-ja do te perballoje fondet per shpenzime dhe investime per nevojat e punes se administrates. Ndryshe nga debatet per hapjen e kutive te votimit anetaret kane gjetur gjuhen e perbashket per mbarevajtjen e punes se institucionit. Madje anetaret e maxhorances pranuan edhe nje amendament te nenkryetares Deshira Subashi per te rritur shpenzimet per udhetime jashte vendit. Sipas te dhenave te buxhetit fondi per udhetime e dieta eshte ne shifren e 1 milion lekeve te reja per jashte vendit si dhe 700 mije leke per brenda vendit. Fondi per mirembajtjen e makinave ishte vendosur 750 mije leke. Nenkryetarja Subashi propozoi qe ne zerin e shpenzimeve per mirembajtjen e makinave te hiqen 250 mije leke dhe ti kalojne fondit per udhetime jashte vendit. Fondi eshte dy here me i vogel se ne vitin e kaluar. Mendoj se duhet ta shtojme tha Subashi. Kreu i KQZ-se Ristani shfaqi kundershti fillimisht duke thene se viti 2011 eshte vit zgjedhor dhe koha per udhetime jashte vendit do te jete e limituar por duke marre edhe mendimet e anetareve te tjere u vendos qe te miratohet amendamenti i Subashit. Nga ana tjeter dje u shkurtuan fondet edhe per ruajtjen e magazinave ne Lunder ku ndodhet kutite e votimit. Deri me sot KQZ-ja kishte pajtuar dy roje private por ne mungese te parave gjate vitit 2011 do te jete vetem nje roje qe duhet te beje sherbimin e ruajtjes 24 ore ne dite. Dje ne KQZ u komunikua edhe vendimi per miratimin e buxhetit per shpenzimet per zgjedhjet lokale. Diten e premte anetaret do te diskutojne rreth ketij buxheti. Ende nuk eshte bere e ditur kjo shifer por nisur nga shpenzimet ne zgjedhjet e kaluara lokale kjo shifer pritet te jete mbi 800 milione leke ose rreth 8 milione dollare. Sipas te dhenave per buxhetin 2011 per administraten raportohet nje ulje. Ne zerin shpenzime per mallra dhe sherbime kemi nje ulje prej 3.66 milione lekesh krahasuar me vitin 2010. Ne zerin shpenzime per paga perfshihen pagat e stafit politik punonjesve me status te nepunesit civil punonjesve me klasa. Gjithashtu fondi i pagave perfshin edhe pagesen e anetareve te KQZ-se te cileve iu nderpre mandati per shkak te hyrjes ne fuqi te Kodit te ri Zgjedhor thuhet ne vendimin e miratuar nga KQZ-ja. Nga ana tjeter investimi i vetem minimal i KQZ-se do te jete rrjeti elektrik dhe ai kompjuterik. Fondi i investimeve ne shumen totale prej 3 milione lekesh eshte menduar te perdoret per rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe atij kompjuterik te KQZ-se. Rrjeti kompjuterik i KQZ-se eshte ndertuar ne vitin 2003 dhe po paraqet probleme ne funksionimin e tij. Per kete arsye Drejtoria e Teknologjise se Informacionit propozon qe te behet nje rikonstruksion i rrjetit kompjuterik thuhet ne vendim.
Qendrimi i PS pas djegies se fleteve do vendoset ne Asamble
Socialistet do te shpallin qendrimin e tyre politik diten e premte ne Asamblene Kombetare. Kryetari socialist Edi Rama ka thirrur mbledhjen e asamblese te paren per kete vit dhe te paren pas rrezimit te kerkeses se PS per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Asambleja mblidhet dhe pas nisjes se djegies se fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Pritet qe kreu socialist Edi Rama te shpalle permes fjales se tij qendrimin qe PS do te mbaje pas refuzimit te fundit te maxhorances per transparencen e zgjedhjeve por dhe kushtet qe PS do te vendose per te hyre ne zgjedhjet e 8 majit per pushtetin vendor. Ne deklarimet e fundit te Rames PS do te mbaje qendrim te kushtezuar me Parlamentin sa i takon votimit te ligjeve do te forcoje luften politike ne Parlament duke kerkuar edhe mocion per shkarkimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por dhe vazhdimin e protestave per largimin e qeverise. Por kryesocialisti hodhi dhe idene e terheqjes se anetareve te propozuar nga PS ne KQZ nese roli i tyre ne institucionin qendror te zgjedhjeve injorohet dhe nuk merret ne konsiderate. Por mbledhja e asamblese do te kete dhe percjelljen e porosive organizative per pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit. Nderkaq strukturat socialiste kane nisur nga puna me listat paraprake te zgjedhesve por dhe ringritjen e strukturave elektorale si ato te zgjedhjeve te pergjithshme te 2009.
Skender Gjinushi
Vendit i duhen zgjedhje te parakohshme dhe nje qeveri e Komision Qendror i Zgjedhjeve qe garanton zgjedhje te standardit. Kjo eshte e vetmja zgjidhje per PSD-ne. Kete duhet ta mbeshtese cdo opozitar jo vetem me fjale por me qendrime konkrete. Shqiperise sot i duhet nje qendrim opozitar i vertete dhe zgjedhje te verteta. Kriza eshte pergjegjesi totale e qeverise. Opozita ka vetem nje faj tolerancen e tepruar deri ne lejimin e neperkembjes se te drejtave te saj kushtetuese ne Kuvend ne KQZ apo ne RTSH. Ky realitet duhet te ndryshohet menjehere u shpreh kreu i PSD-se Skender Gjinushi.
Petro Koci
Opozita ka shansin qe pervec denoncimeve publike dhe penale te ndermarre hartimin e nje sere reformash qe garantojne pastrimin e politikes nga krimi dhe korrupsioni. PSV gjykon se nje nga trampolinat e hedhjes se perfaqesuesve te krimit ne politike eshte Kodi Elektoral i cili pengon zgjedhesit te perjashtojne nga mandatimi parlamentar njerezit e inkriminuar. Sistemi aktual i garanton te korruptuarit te futen nen sqetullat e kryetareve e listave te tyre per tu zgjedhur e rizgjedhur e per te imunizuar politikisht aferat e paligjshme dhe abuzimin me pushtetin u shpreh dje kreu i PSV Petro Koci.
ERALD KAPRI