E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqardhje qe dy kampet politike nuk gjeten kompromis

/ /

Sipas saj bllokada politike qe zgjat prej afer nje viti e gjysme eshte nje prej shkaqeve kryesore pse Komisioni Europian ne raportin e fundit te progresit nuk e rekomandoi dhenien e statusit te vendit kandidat. Para se gjithash do te thosha se eshte ne interes te popullit shqiptar qe te dy kampet politike te arrinin te gjenin nje zgjidhje kompromisi ne menyre qe te parandalohet nje humbje e metejshme ne besimin e shqiptareve ne institucionet e tyre politike dhe qe te kete mundesi per perkushtim ndaj detyrave urgjente qe kerkojne berja e reformave. Dua te shpreh keqardhjen time qe dy kampet politike nuk munden te gjenin nje zgjidhje kompromisi. Kreu i diplomacise gjermane ne vendin tone ve theksin te 12 rekomandimet qe ka bere Komisioni Europian. Bllokada politike pengon dhe zgjidhjen e ketyre fushave problematike. Raporti i ri i progresit qe pritet te publikohet ne vjeshte te ketij viti do te marre ne konsiderate dhe do te vleresoje ato qe arrihen deri ne vere. Ne fakt disa prej fushave problematike qe jane permendur ne raportin e fundit qeveria shqiptare mund ti zgjidhe ose orientoje drejt zgjidhjes me ane te shumices se vet parlamentare shton me tej Carola Mueller - Holtkemper.
Prej disa javesh ka nisur zbatimi i procesit te liberalizmit te vizave per qytetaret shqiptare qe i drejtohen zones Shengen te BE-se. Nisur nga ajo qe ka ndodhur nje vit me pare me qytetaret nga Serbia dhe ish - Republika Jugosllave e Maqedonise a mendoni se ka vend ende per mosbesim se kjo liri udhetimi do te shfrytezohet dhe per punesim qendrim afatgjate ose azilim nga qytetaret shqiptare
Deshiroj te them paraprakisht se liberalizimi i vizave eshte nje sukses i madh per Shqiperine. Suksesi i Shqiperise ne kete rast tregon dy aspekte. Kur ka bashkim te forcave Shqiperia mund te arrije vertet progres te konsiderueshem. BE i qendron fjales se dhene. Po ti kthehemi pyetjes suaj nisur nga pervojat e deritanishme me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor ka qene nje prej kushteve qe Shqiperia te mund te sqaroje dhe te informoje popullaten nepermjet nje fushate informimi mbi detyrimet qe rezultojne nga kuadri ligjor per nje udhetim pa viza ne hapesiren e vendeve Shengen. Sikurse eshte rene dakord qeveria shqiptare ka realizuar nje fushate te tille informimi ne javet para se te merrej vendimi per liberalizimin e vizave. Per te vleresuar faktin nese kjo liri udhetimi pa viza eshte keqperdorur apo jo eshte ende heret. Ne gjithsesi konstatojme se pas diteve te festave ka pasur nje vale te fuqishme te udhetimeve ne kthim. Mundesia per te udhetuar pa viza ne zonen Shengen vleresohet prej nesh shume pozitivisht. Ne premtojme qe do te kete nje shkembim me te fuqishem mes dy shoqerive tona civile. Vecanerisht te rinjve ky liberalizim u krijon mundesine per te shikuar gjate qendrimeve te tyre afatshkurtra ne hapesiren e Shengen-it drejt zhvillimit duke u kthyer ne Shqiperi me ide te fresketa dhe te avancuara.
Ne fund te vitit 2010 Komisioni Europian publikoi raportin e progresit per Shqiperine ku evidentonte perparime por dhe probleme. Ky vleresim po lexohet ne menyra te ndryshme nga politika shqiptare. Ka apele nga nderkombetaret per afrim te qendrimeve mes mazhorances dhe opozites por te pakten deri me sot nuk ka ndonje qendrim qe ti jape fund ngercit politik ne vend. Si do ta vleresonit kete situate
Funksionaliteti i Parlamentit eshte nje kriter i rendesishem politik ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Per kete arsye bllokada politike qe zgjat prej afer nje viti e gjysme eshte nje prej shkaqeve kryesore pse Komisioni Europian ne raportin e fundit te progresit nuk e rekomandoi dhenien e statusit te vendit kandidat. Para se gjithash do te thosha se eshte ne interes te popullit shqiptar qe te dy kampet politike te arrinin te gjenin nje zgjidhje kompromisi ne menyre qe te parandalohet nje humbje e metejshme ne besimin e shqiptareve ne institucionet e tyre politike dhe qe te kete mundesi per perkushtim ndaj detyrave urgjente qe kerkojne berje te reformave. Dua te shpreh keqardhjen time qe dy kampet politike nuk munden te gjenin nje zgjidhje kompromisi. Se fundmi dihet se ishte propozuar nga Parlamenti Europian nje formule e qarte kompromisi ku ne vertet kishim shpresa shume te medha se kompromisi do te dilte ne drite ditet e fundit. Raporti i progresit per vitin 2010 numeron 12 fusha problematike ne te cilat BE pret dhe shpreson hapa konkrete. Krahas funksionalitetit te Parlamentit ketu ka dhe fusha te tjera me rendesi te madhe sikunder jane demokracia shteti ligjor dhe sistemi i drejtesise. Bllokada politike pengon dhe zgjidhjen e ketyre fushave problematike. Raporti i ri i progresit qe pritet te publikohet ne vjeshte te ketij viti do te marre ne konsiderate dhe do te vleresoje ato qe arrihen deri ne vere. Ne fakt disa prej fushave problematike qe jane permendur ne raportin e fundit qeveria shqiptare mund ti zgjidhe ose orientoje drejt zgjidhjes me ane te shumices se vet parlamentare. Nderkohe qe te tjerat kane nevoje per zgjidhje per te cilat do te ishte e nevojshme perpjekja e perbashket e mazhorances dhe e opozites.
Zonja ambasadore kur mendoni se Shqiperia do te marre nje vendim pozitiv per statusin e vendit kandidat ne BE
Ministri Federal i Puneve te Jashtme zoti Guido WesterWelle ka theksuar gjate nje konference te vendeve te Ballkanit Perendimor qe u mbajt ne Berlin muajin e kaluar se ky rajon eshte pjese e Europes. Pranimi i vendeve te Ballkanit Perendimor eshte nje synim i qarte dhe i rendesishem i procesit te zgjerimit te BE-se. Nje rekomandim pozitiv i Komisionit Europian ne raportin e progresit si dhe vendimi pozitiv i shteteve anetare gjithsesi varen nga progresi qe do te arrije Shqiperia ne kuader te reformave. Duhet marre ne konsiderate se qeverite e vendeve anetare te BE-se ne vendimet e tyre kane nje lloj detyrimi dhe perkundrejt popullsive te veta. Pasi nga pikepamja e se drejtes kushtetuese ky proces ka nje forme te ndryshme ne vende te ndryshme. Ne Gjermani p.sh. Gjykata Federale Kushtetuese e ka perforcuar ne kuader te ratifikimit te Traktatit te Lisbones rolin e Bundestag-ut ne kuader te zgjerimit te BE-se.
Per vitin 2011 si eshte perspektiva e marredhenieve mes Gjermanise dhe Shqiperise
Marredheniet tona bilaterale ne i konsiderojme si te shkelqyera duke deshiruar zgjerimin e tyre te metejshem gjate ketij viti. Te flasim konkretisht Gjermania e ka mbeshtetur dhe vijon ta mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj te anetaresimit ne BE. Ne japim kontributin tone duke u fokusuar ne sektoret e furnizimit me energji elektrike mjedisin duke perfshire ketu dhe furnizimin me uje te pijshem dhe kanalizimet zhvillimin e nje ekonomie te qendrueshme dhe mireqeverisjen. Qe nga fillimi i bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve me 1987 qeveria federale e ka mbeshtetur Shqiperine me nje vlere me shume se 1 miliarde euro. Nga keto 200 milione euro jane vene ne dispozicion qe prej vitit 2008. Para disa diteve qeveria federale ka vene ne dispozicion nepermjet Bankes Gjermane per Zhvillim KfW nje kredi te bute ne vleren e 30 milione eurove per ndertimin e linjes se transmetimit te tensionit te larte mes Shqiperise dhe ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise si dhe 67.5 milion euro per projekte te infrastruktures dhe te fushes sociale. Ky bashkepunim bilateral ekonomik realizohet krahas projekteve te tjera te BE-se buxheti i te cilave bartet ne nje vlere rreth 20 per qind nga Gjermania.

ARBEN MUKA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›