E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Videoja trukim nga kryetari i PS Edi Rama

Deklarate e zedheneses se PD


... Kryetari i Partise Demokratike dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha vlereson vendimin e Kryetarit te LSI dhe Zv/Kryeministrit Z. Ilir Meta per te dorezuar imunitetin e tij parlamenta rsi dhe per kerkesen e menjehershme dhe gadishmerine e tij per tju pergjigjur nje hetimi te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes nga organet kompetente.

Kryeministri Berisha i ben thirrje prokurorise dhe te gjitha organeve kompetente te nderrmarin hetim te plote dhe te gjithanshem per kete ceshtje.

Ai garanton se qeveria e tij do te krijoje te gjitha lehtesirat per hetimin e plote te saj si dhe per cdo ceshtje qe ka te beje me autoritetet dhe administraten e ketij vendi.

Z. Berisha dhe Partia Demokratike denon trukimin e neveritshem dhe diletantesk per qellime amorale politike te videos nga kryetari i Partise Socialiste Z. Edi Rama.

Kryetari i PD-se Z. Berisha ka besim te plote se te gjitha organet kompetente do te hetojne cdo detaj te kesaj ceshtjeje duke bere qe ligji te veproje njesoj per te gjithe dhe eshte i bindur se drejtesia do te thote ne menyre te pavarur fjalen e saj...



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›