Skandali Meta cilet jane personat qe permenden ne video
Legjenda
Data 01.03.2010
Ambienti
Zyra e ministrit te Energjise Dritan Prifti
Personazhet kryesore
Dritan Prifti minister i Energjetikes zv.kryetar i LSI-se
Ilir Meta minister i Jashtem zv.kryeminister kryetar i LSI-se
Personat qe permenden ne bisede
Tur Hajdari - nje njeri qe i ka derguar SMS Metes dhe kerkon zgjidhje
Koli - Sokol Dervishi sekretar i pergjithshem i Metes ne Ministrine e Jashtme
Bekimi - Bekim H. Biznesmen i fushes se karburanteve. Jeton ne Greqi
Gimi - Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrise se Bujqesise. I arrestuar dhe denuar per korrupsion me projektin 2KR. Sot biznesmen qe kerkon te ndertoje nje hidrocentral ne bashkepunim me shtetasin Fatmir M.
Shpresa - Shpresa Becaj Kryetarja e Gjykates se Larte. Ilir Meta thote qe e ka ne dore se i ka emeruar vajzen ne Austri ne Ambasaden Shumekombeshe ne OSBE
Doktori kryeministri Sali Berisha
Kercenohet Dritan Prifti
Ne kohen kur emisioni Fiks Fare transmetonte videon ku Ilir Meta i kerkonte Dritan Priftit qe te miratonte afera korruptive ne telefonin e Priftit kane mberritur disa mesazhe kercenuese. i kontaktuar nga Shekulli Dritan Prifti ka konfirmuar vertetesine e videos. Nderkohe Prifti ka pohuar se menjehere i kane mberritur edhe kercenimet e para. Behet fjale per sharje dhe kercenime familjare.
Kush eshte personazhi Agim Rrapaj
Agim Rrapaj personazhi i cili i ka premtuar Ilir Metes 7 te investimit ne nje hidrocentral dhe 700 mije euro te thata ne dore eshte nje personazh i njohur per drejtesine dhe publikun shqiptar. Ai eshte bere i njohur per skandalin e grantit japonez ku ka shperdorur fondet duke u nderruar destinacionin.
Ne ate kohe ministri i Bujqesise Jemi Gjana u shpreh Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermereve per furnizimin me nafte pa akcize eshte nje mashtrim i paskrupullt.
Ish-drejtori i zbatimit te projektit te financuar nga qeveria japoneze Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR Agim Rrapaj eshte shkarkuar nga puna se bashku me 25 drejtore te tjere ne strukturat qendrore e lokale te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit per abuzime te renda miliona dollareshe dhe arbitraritet ne zbatimin e ligjit.
Agim Rrapaj qe ishte njekohesisht dhe kryetar i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar eshte akuzuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit per vjedhjen e 1 milion dollareve te grantit japonez duke i xhiruar ato per OJQ-ne e vet private.
Me nje vendim plotesues te dates 6 maj 2005 qeveria Nano ka leshuar ne dore te Agim Rrapajt pervec fondeve te 2KR edhe 280 milione leke kosto lokale per gjoja furnizimin me nafte te fermereve. Ne te vertete fondet jane perdorur gjate muajve maj qershor e korrik ne rruge teresisht abuzive dhe per qellime elektorale - deklaronte ne ate kohe ministri Jemin Gjana.