E Diel, 1 Nëntor 2026

MJAFT Neser ne 12.00 tubim para Ministrise se Metes

Video e cila tregon perfshirjen e zv.kryeministri Ilir Meta ne afer korruptive ka ngjallur reagimin e shoqerise civile ne vend.

Sipas nje njoftimi per mediat Levizja MJAFT paralajmeron se diten e neserme ne oren 1200 perpara Ministrise se Energjitikes do te mbahet nje tubim ku do kerkohet doreheqja e ministrit Meta.

Po sipas MJAFT nen moton URJENTE-DOREHEQJE TANI protesta pritet te jete e karakterit butaforik dhe merr shkas nga video e publikuar ne emisionin Fiks Fare ku ministri ne fjale shfaqet i perfshire drejteperdrejt ne afera korruptive.

Ne deklaraten e MJAFT thuhet se protestes se neserme pritet ti bashkohen edhe disa organizata te tjera si dhe nje grup qytetaresh per te kerkuar largimin nga detyra te zv.kryeministrit Meta dhe nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Me poshte eshte deklarata e Levizjes MJAFT

Skandaloze vetem keshtu mund te pershkruhen pamjet e transmetuara nga Top-Channel te cilat kompromentojne nje sere institucionesh qeveritare dhe publike ne aferen me te re korruptive te Ilir Metes . Pazaret e punesimeve lidhjet dhe zgjidhjet e kontratave tenderat abuziv 7-shat dhe 700 milionshat nuk mund te jene pjese e veprimtarise se nje institucioni qe merr fryme me para publike.

Ky eshte nje moment vendimtar per politiken shqipetare qe tu tregoje qytetareve te saje se ajo ruan ende nje sens drejtesie ne politikat qe promovon. Eshte nje moment vendimtare per ti treguar qytetareve se kjo klase politike dhe kjo qeveri deshiron te ruaj ate grimc te fundit legjimtimiteti qe i ka mbetur pas skandaleve te njepasnjeshme. Ky eshte shansi i fundit i kesaj qeveri qe qytetaret e saj mos humbasin perfundimisht besimin tek ajo institucionet publike drejtesia qofte edhe tek vete klasa politike.

Mbetet ne pergjegjesine e plote te ketij ministri z. Ilir Meta qe kjo te mos ndodh qe lidhja mes qytetareve dhe politikes te mos shkeputet perfundimisht. Ky eshte momenti ku ky minister me pergjegjesine qe I jep posti i tij dhe votbesimi i qytetareve duhet ti tregoje ketyre te fundit se politika shqiptare ruan ende nje grimce morali te shendoshe.

Per kete arsye Levizja MJAFT e shpall sot kete godine Ministrine e Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes nje zone krimi ndaj interesit publik dhe institucionit te demokracise. Eshte ne nderin tend Ilir Meta te dalesh nga kjo godine per ti hapur rruge drejtesise te procedoj me hetimet. Eshte ne nderin e gjithe kabinetit qeveritar dhe kryeministrit te vendit te zbatoj kompetencat qe i jep Kushtetauta per te shkarkuar nga detyra kete njeri i cili permes pazareve te uleta korruptive ka njollosur ate qe iu ofrua shqiptareve ne zgjedhjet e shkuara si premtimi me i madh Lufta kunder Korrupsionit.

Levizja MJAFT



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›