PS-PD bashke kunder Martit ne KiE
Dje ne zyrat e kryesise se Kuvendit kryetari i delegacionit te Parlamentit te Shqiperise me Keshillin e Europes Ilir Rusmali thirri ne nje takim anetaret e ketij delegacioni si dhe ata te opozites per te dale me nje qendrim te unifikuar ndaj ceshtjes Marti. Ky ishte takimi i pare qe zhvilloi delegacioni para nisjes per ne Strasburg i cili vetem percaktoi proceduren sesi do te veprohet dhe per te percaktuar parimisht qendrimin e anetareve te delegacionit. Pas takimit qe zgjati rreth 45 minuta palet nuk dhane shume informacion por zyrtarisht nga ana e pales socialiste u konfirmua qe qendrimi i
PD dhe PS per kete ceshtje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes eshte i unifikuar. Perfaqesuesi socialist i ketij delegacioni deputeti Arben Ahmetaj konfirmoi se si PS ashtu dhe PD jane kunder raportit te Dik Martit. Ishte nje takim pune i delegacionit te KiE per qendrimin qe do te mbahet ne Strasburg. Do kete pergatitje per hartimin e qendrimit tone zyrtar. Synojme nje qendrim te perbashket nuk kishim asnje qendrim ndryshe deklaroi deputeti Arben Ahmetaj. Mesohet se palet perberese te delegacionit do te paraqesin ne mbledhjen e ardhshme nje projekt rezolute e cila do te unifikohet ne nje te vetme dhe do te perbeje qendrimin per here te pare gjate ketij legjislacioni te unifikuar te forcave politike shqiptare ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes per nje ceshtje qe lidhet me Shqiperine. Qe pas publikimit te raportit te deputetit zviceran Tirana zyrtare ne unison te plote edhe me qendrimin e Prishtines zyrtare i kane cilesuar pretendimet e ngritura ne raport shpifje e trillime duke u kerkuar institucioneve nderkombetare qe te hetojne ne lidhje me cdo ceshtje qe ka te beje me krimet e luftes ne ish-Jugosllavi.
Kryeministri Berisha presidenti Topi kryeparlamentarja Topalli kryesocialisti Rama dhe deputete te parlamentit kane kerkuar gjithashtu qe edhe Dik Marti te paraqese prova per akuzat e ngritura. Duke e cilesuar Luften lirimtare te popullit te Kosoves si nje nga faqet me te ndritura te lirise se kombit shqiptar por edhe te Ballkanit kryeministri Berisha pak dite me pare ne nje takim me ish-kryeministrin kosovar Agim eku e cilesoi raportin e Dik Martit si shpifje dhe trillime te gatuara ne Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionaliste te tjere serbe. Raporti i Dik Martit do paraqitet me date 25 ne Asamble.
Delegacioni shqiptar do te kryesohet nga kryeministri Sali Berisha ndersa ai serb nga presidenti Boris Tadic. Delegacioni shqiptar kerkon rrezimin e raportit te Martit si nje raport qe bie ndesh dhe me parimet e Keshillit te Europes.
Delegacioni
shte hera e pare gjate ketij legjislacioni qe delegacioni i Parlamentit shqiptar me Keshillin e Europes eshte i unifikuar ne qendrimin e tij. Ne fillim te vitit te shkuar dy delegacionet debatuan ashper ne kete Asamble ne lidhje me rezoluten e Keshillit te Europes per zgjidhjen e krizes politike ne vend dhe rolin e presidentit te republikes per zgjidhjen e saj. Palet treguan gjate asaj mbledhje qendrimet diametralisht te kunderta ne funksion te zgjidhjes se krizes e cila ende mbetet e pazgjidhur.
Delegacioni ne KiE
Kryetari
Ilir Rusmali
anetaret
Arben Ahmetaj
Shpetim Idrizi
Lajla Pernaska
Zevendesuesit
Damian Gjiknuri
Kastriot Islami
Arenca Trashani