E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja Dollapi nr. llogarie dhe kontakt telefonik per Denisin

Ne pergjigje te interesimit te shume lexuesve familja Dollapi me sugjerimin e redaksise ka hapur nje numer llogarie ku mund te kontribuohet financiarisht per te ndihmuar mjekimin e Denisit.


Ky numer ne Emporiki Bank eshte nje llogari ne emer te babait te Denisit Kujtim Dollapi 01 0000 1 0000 2022. Per cdo sqarim mund ti drejtoheni redaksise ose drejtperdrejt familjes Dollapi ne numrin fiks 04 24 01 45 4.


Botimi i historise se Denisit 19-vjecarit ne vdekje klinike dhe apeli per te ndalur mesazhet e dhunes ne TV dhe Facebook ka pasur nje jehone te gjere vecanerisht ne gjimnazet e Tiranes.


Ne rreth 70 letra dhe e-maile qe kane mberritur ne redaksi nga te rinj te Tiranes shprehet solidaritet me apelin e gazetes per te ndalur valen e urrejtjes se pavend mes fansave te dy kengetareve te rinj te hip-hopit me shume ndikim tek ndjekesit e tyre Stresit dhe Noizit.


19-vjecari Denis Dollapi u sulmua 6 muaj me pare me thike nga bashkemoshatare te tij ne kontekstin e nje lufte pa kuptim mes te rinjsh qe mbeshtesin kengetaret e mesiperm. Gjate kesaj kohe ai eshte ne vdekje klinike nderkohe qe prinderit e tij dhe motra apeluan ne Shekulli per tu ndihmuar nga shteti per vazhdimin e kurimit te Denisit jashte vendit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›