E Diel, 1 Nëntor 2026

Efekti i vizave euro arrin nivelin me te larte ne 7 muaj



Ervin KOCI

Monedha kombetare leku eshte zhvleresuar ndjeshem kundrejt valutave te forta ne tregun tone te kembimit. Ne agjencite valutore dollari blihej dje me 102 leke dhe shitet me 102.6 leke ndersa euro kembehet me 139.76 leke ne blerje dhe me 139.79 leke ne shitje. Monedha e perbashket europiane ka arritur nivelin me te larte ne shtate muajt e fundit. Ekspertet vleresojne se forcimi i valutave eshte pasoje e mungeses se valutes ne treg. Nderkohe nje zhvleresim i metejshem i lekut pritet edhe pas hyrjes ne fuqi te vendimit per liberalizimin e vizave. Mesatarisht gjate gjithe vitit leku dhe euro kane pasur nje raport rreth 137 pike situate normale po te kihet parasysh fakti se monedha e unionit kishte dominuar me kohe valutat e tjera. Referuar statistikave te ketij viti dhe ecurise se deritanishme kujtojme se euro e ka pasur vleren me te ulet ndaj lekut 134.86 ne daten 21 korrik ne kulmin e mberritjes se emigranteve dhe turisteve te huaj kurse vlera me e larte eshte regjistruar ne javen e pare te muajit mars 139.74. Me nivelin ku eshte sot leku ka pesuar nje renie ndaj euros me te pakten 1.17 pike ose rreth 1 per qind krahasuar me nje muaj me pare ndersa me shtatorin ka nje renie akoma edhe me te madhe ku euro vleresohet me 3.32 leke me shume ose nje mbicmim me 2.3 per qind.

Pasojat
Forcimi i euros do te ndikoje ne shtrenjtimin e shume produkteve dhe sherbimeve qe ofrohen ne kete monedhe ne vendin tone. Po ashtu euroja e shtrenjte do te rendoje mbi te gjithe klientet e bankave qe kane marre kredi ne kete monedhe pasi ata do te paguajne me shume per kestet mujore. Gjithashtu pritet shtrenjtimi i importeve cka do te perkthehej ne nje rritje te cmimeve te mallrave te konsumit. Nese marrim te mireqene parashikimet e bera nga zyrtaret e Bashkimit Europian se pritet nje levizje ne tre muajt e pare pas liberalizimit te vizave drejt vendeve Shengen e te pakten 250 mije shqiptareve ne rast se secili shtetas shqiptar shpenzon te pakten nga 500 euro fatura ekstra shkon ne rreth 125 milione euro. E gjithe kjo valute duhet te sigurohet nga tregu i brendshem i cili do te gjendet per here te pare ne nje presion te paparashikueshem. Jane 125 milione euro e ndoshta me shume pa harruar biletat e avionit qe blihen me euro.

Ekspertet
Euro po forcohet si pasoje e reflektimit te ecurise se tregjeve te jashtme por edhe per shkak te spekulimeve. Ekspertet e kembimit valutor shprehen se pas vendimit per liberalizimin e vizave tregtaret po blejne euro per ta shitur pas dates 15 dhjetor kur kerkesa nga shqiptaret qe do te udhetojne jashte pritet te jete e larte. Ekspertet llogarisin se kerkesa shtese nga liberalizimi i vizave mund te jete rreth 120 deri 130 milione euro shume qe do te kompensohet nga huaja qe u mor nepermjet emetimit te eurobondit. Por sipas tyre kjo dukuri sdo te zgjase shume madje qe nga dita e sotme kerkesa ka shfaqur tendenca renieje. Adrian Civici rektor i UET-se dhe anetar i Keshillit Mbikeqyres te BSH-se ka thene per mediat se mbicmimi i euros po ndikohet nga mungesa e ofertes ne treg dhe kursi i monedhes ne teresi me tregjet e huaja. Jane dy faktore i jashtmi ku ne teresi euro eshte duke u vleresuar me shume se monedhat e tjera sidomos ndaj dollarit dhe fakti i brendshem si efekt i mungeses se ofertes- ka deklaruar Civici. Lidhur me mundesine e nje zhvleresimi akoma dhe me te madh te lekut ne ditet e fundit te muajit dhjetor edhe pse pritet te kete dyndje emigrantesh Civici nuk e perjashton mundesine e ndikimit qe mund te jape liberalizimi i vizave. Per administratorin e Konfindustrise Gjergj Buxhuku Shqiperia rrezikon qe te gjendet perballe ketij fenomeni njesoj si vendet e rajonit dhe te Europes Lindore kohe me pare. Eshte mjaft e mundur qe zhvleftesimi i monedhes vendase kundrejt monedhes se BE-se te ndihet ndjeshem ne te pakten nje periudhe 6 - 12-mujore nga casti i fillimit te liberalizimit te vizave ne dhjetor 2010- deklaron Buxhuku.

BOX/////////////////
Valutat e falsifikuara ne treg Ekspertet Imitohen elementet e sigurise

Parate e falsifikuara te kthyera prej kohesh nje nder mjetet me te sofistikuara ne duart e krimit te organizuar po kthehen dita-dites ne nje shqetesim serioz per qytetaret. Pervecse e njerezve te mire dhe te punes filloi dhe levizja e falsifikatoreve. Filloi dhrahmia qe ishte e para me pas u fut lireta filloi franga franceze franga zvicerane marka gjermane derisa arritem tek super-euro me prerje 200 qe kane arritur te bejne elementin kryesor te saj qe e kane realizuar me shkalle te larte precizioni- thote eksperti i kriminalistikes Dritan Zoto. Me qindra valuta te falsifikuara kane rene ne duart e eksperteve ndersa rezultatet kane konkluduar se ngjashmeria eshte e madhe. Duke qene elemente sigurie shume te dukshme per njerezit por shume te sofistikuar per prodhimin e tyre atehere falsifikatoret mundohen te imitojne elementet e tyre. Dhe cfare bejne Bejne ato elemente qe jane me te pare ose me te kontrollueshme nga njerezit- thote Zoto. Por krahas valutave te huaja duket se ne treg ka dhe para te eksportuara nga vendet e rajonit ku industria e dy shteteve ne BE-se Rumania dhe Bullgaria mbajne vendin e pare.

Shkurt/////////////
BB Te ardhurat e emigranteve me te uletat e viteve te fundit

Te ardhurat e emigranteve per vitin 2010 pritet qe te jene me te uletat e viteve te fundit. E gjithe kjo situate shpjegohet me faktin e krizes ekonomike boterore e cila ka prekur nje sere vendesh te Europes. Kjo ka ndikuar ne uljen e te ardhurave qe emigrantet shqiptare sjellin ne vendin e tyre. Sipas raportit te Bankes Boterore vendi yne edhe pse pati nje ekonomi me te qendrueshme perseri kriza globale dha efektet e saj duke i ulur remitancat ne nivelin e vitit 2005. Vetem nje vit me pare reminitancat e emigranteve u ulen me rreth 1.31. miliarde dollare nje ulje qe pritet qe edhe per kete vit te vazhdoje te jete e konsiderueshme. Ne raportin e BB-se gjithashtu behet e qarte se kriza ekonomike globale po jep ne kete menyre efektet e saj ne ekonomine tone. Nderkohe edhe Banka e Shqiperise ne raportin e saj e ka pranuar se te ardhurat kane pasur nje tkurrje te konsiderueshme. Uljen e te ardhurave nga e emigrantet e pasqyron mjaft mire edhe kursi i kembimit valutor ku vihet re nje cvleresim i konsiderueshem i monedhes tone kombetare kundrejt euros. Kjo e fundit prej disa javesh qendron ne kuoten e 139.7 lekeve duke pasur gjithmone tendence rritese kundrejt lekut. Sipas specialisteve te ekonomise kjo shpjegohet drejtperdrejt me faktin e uljes se te ardhurave nga emigrantet. Pjesa me e madhe e shqiptareve jetojne ne vendet fqinje sic eshte Greqia apo Italia dhe veshtiresite ekonomike ne keto vende sidomos ne vendin Helen kane dhene ndikimet e tyre ne remitanca. E gjithe kjo situate pritet qe te pasqyrohet negativisht ne ekonomine tone pikerisht per faktin se remitancat zene nje perqindje te konsiderueshme tek te ardhurat e shqiptareve. Fluksi i te ardhurave prej emigranteve percaktohet prej BB-se per vendet ne zhvillim sic eshte edhe vendi yne jane te nje rendesie jetike.

Sondazhi Bizneset do te pershtaten me tregun europian

Si do ta perdorin shqiptaret qendrimin afat-shkurter ne vendet Shengen. Kjo eshte pyetja qe shtrohet ne mendjen e nderkombetareve por edhe politike-beresve te vendit. Instituti Eunacal me mbeshtetje te Fondacionit SOROS ka kryer nje sondazh dhe sipas tij vendi do te kete zhvillim ekonomik bizneset do ti pershtaten kerkesave europiane te tregut konsumatori do te jete me i sigurt ne cilesi por pritet dhe rritje e kostos se jeteses se tyre. Sipas sondazhit 44 per qind e qytetareve do te udhetojne per te takuar te afermit 34 per qind per turizem 9 per qind per biznes dhe 4 per qind per te kerkuar pune. Ne 4 perqindeshin peshen me te madhe e zene te rinjte dhe kryesisht ata te zonave rurale. Specialistet rekomandojne qe keta te rinj te marrin informacionin e duhur per rregullat e Bashkimit Europian ne menyre qe te pergatisin dokumente te rregullta punesimi. Per informimin e te rinjve ne zonat rurale duhet te vihet ne dispozicion infrastruktura e teknologjise se informacionit dhe komunikimit qe zoterojne shkollat publike dhe zyrat e komunave.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›