E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan te grabisin argjendarine plagosin

VLORE - Tentojne te vjedhin argjendarine plagosin nje person. Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 1900 ne qender te qytetit te Vlores. Dy persona thuajse te maskuar e te armatosur jane shfaqur papritmas ne njeren prej argjendarive duke tentuar ta grabisin ate. Ata kane kercenuar me arme punonjesen e dyqanit duke i kerkuar qe ajo ti dorezonte te gjitha bizhuterite e florinjta. Por vellai i pronares se dyqanit Redian Hasanaj qe eshte gjendur ne argjendari ka reaguar duke iu kerkuar personave te largoheshin. Situata degjeneroi fillimisht me sharje e me pas dy personat e qelluan me arme ate. Fatmiresisht plumbi e qelloi ne kembe duke e lene te plagosur lehte. Pas te shtenes se armes grabitesit u larguan me shpejtesi me nje motor qe e kishin lene para dyqanit. Sipas deshmitareve dhe punonjeses se argjendarise autoret e ngjarjes ishin te veshur me rroba te zeza dhe me kapele per te mos u njohur. Policia mberriti ne vendngjarje dhe nisi hetimin per identifikimin dhe kapjen e autoreve. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›