E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 si simbol i krizes ekonomike

Ne mes te Europes ne kushtet kur Shqiperia duhet te shkoje perpara kur sapo kemi humbur trenin me te rendesishem ne rrugen e integrimit qyshse kemi filluar apo rifilluar kete rruge pas shembjes se shtetit ne vitin 1997 dhe kur duhet qe realisht palet e ne radhe te pare pala ne pushtet te reflektoje ne interes te vendit dhe te njerezve

Nga Edi Rama

Dua te them dy fjale per ate qe ju qytetaret e ketij vendi pane dje ne parlamentin e Shqiperise. Nga nje ane nje projekt tjeter i ndertuar me vizionin e piramides qe i ka themelet mbi nevojen per te genjyer publikun. Nga ana tjeter te nje kryetari qeverie qe nuk arrin me te permbaje veten e tij as kur nuk eshte nevoja qe te flase qe flet pa pushim dhe qe jo vetem genjen genjen genjen por edhe ju jep shqiptareve u jep te rejave dhe te rinjve femijeve te ketij vendi shembullin me te keq te edukates qytetare dhe te komunikimit me te tjeret.

Nje shfaqje e pashembullt vulgariteti banaliteti dhune verbale e orkestruar nga kryeministri i vendit ne nje parlament qe u be njeri nga shkaqet themelore te refuzimit te statusit te kandidatit per Shqiperine.

Ne mes te Europes ne kushtet kur Shqiperia duhet te shkoje perpara kur sapo kemi humbur trenin me te rendesishem ne rrugen e integrimit qyshse kemi filluar apo rifilluar kete rruge pas shembjes se shtetit ne vitin 1997 dhe kur duhet qe realisht palet e ne radhe te pare pala ne pushtet te reflektoje ne interes te vendit dhe te njerezve.

Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te kryeministritpor edhe per kalbezimin e plote moral dhe politik te ketij pushteti te vjedhur qe rri mbi kutite e mbyllura dhe nuk i ka mbetur me asgje tjeter pervecse te beje te zhbeje te ribeje te rizhbeje dhe prape te ribeje buxhete te mbeshtetur mbi manipulime shifrash mbi manipulime premtimesh mbi manipulime mirefilli elektorale edhe pse sjemi ne fushate elektorale.

Por fatkeqesisht kemi nje qeveri qe pune te vetme te rendesishme dhe qe e ben me zell 24 ore ne 24 ka luften me opoziten a thua se kete qeveri shqiptaret e duan aty ku eshte qe ti mbroje nga opozita dhe jo qe tu zgjidhe hallet dhe problemet e tyre duke i adresuar ato me transparence me vullnet te mire dhe me ide te vlefshme.

Por as transparenca as vullneti i mire as idete e vlefshme nuk jane pjese e repertorit te ketij procesi qeverises qe eshte teresisht i korruptuar dhe qe nuk ka si te jete ndryshe perderisa zanafillen e vet e ka tek korrupsioni i zgjedhjeve tek deformimi i votes se popullit tek dhunimi i kushtetutes dhe i ligjit duke penguar transparencen dhe duke i sjelle gjerat ne nje pike ku realisht shqiptaret do te paguajne perdite nje kosto qe shtohet nderkohe qe nje grusht njerezish qe eshte pikerisht grushti i ketyre njerezve ne kete oborr ne pushtet rrit eksponencialisht masen e perfitimeve te paligjshme.

Gjithsesi le te permbledhim ne pak fjale ate cka sot quhet buxheti i ri i shqiptareve qe eshte nje e perseris piramide e ngritur jo mbi themelin e nje ekonomie qe funksionon por mbi nevojen e nje pushteti qe nuk funksionon ne nje demokraci qe nuk funksionon. Shqiptaret njerezit e zakonshem te ketij vendi ata qe jetojne me pune te ndershme e qe ne radhe te pare kane te ardhurat mesatare normale vazhdojne te paguajne me shume sesa ata qe fitojne me shume dhe qe paguajne me pak.

Ky buxhet rikonfirmon nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverie qe qeveris me padrejtesi sepse padrejtesisht eshte aty ku eshte. Rikonfirmon vullnetin per te vazhduar per te rritur cmimin e jetes se shqiptareve duke u premtuar cdo dite rritje rrogash e pensionesh dhe duke i lene perdite rrugeve perballe cmimesh qe rriten shume me teper sesa rrogat dhe pensionet sepse kjo eshte nje ekonomi qe nuk funksionin.

Nuk ka asgje me tallese sesa krahasimi i perditshem me Gjermanine me Francen e me Europen mbare qe na qenka ne nje krize qe Shqiperia nuk e paska dhe qe po ulka perdite rrogat dhe pensionet e qytetareve ne Europen ne krize nderkohe qe ne Shqiperine tone u zhvilloka nje mrekulli ekonomike dhe shqiptaret qenkerkeshin njerezit me te lumtur ne Europen dhe ne boten e sotme.

Nuk ka tallje me te madhe te mundshme sesa kjo dhe nuk ka nevoje per argumenta te tjere dhe per shembuj te tjere per tu shqetesuar seriozisht e perseris per gjendjen mendore te njeriut qe mban me pahir pushtetin me vota te vjedhura mbi kuti te mbyllura dhe qe rrit dozen e cinizmit te talljes dhe te neperkembjes se shqiptareve dhe te probleme te tyre.

Duke e mbyllur kete pjese me bindjen se ekonomia familjare e njerezve te zakonshem te ketij vendi do te vazhdoje te perkeqesohet se ekonomia e vendit ne teresi do te vazhdoje te mbetet peng i interesave te oborrit te pushtetit dhe jashte kuadrit te nje konkurrence me standarde qe garanton pjesemarrjen e lire te te gjithe atyre qe duan dhe mund te konkurrojne.

Duke kaluar ne piken tjeter do te thosha qe eshte koha qe kerkon nje sens urgjence nga te gjithe per te shpetuar vendin nga humnera ku po e shtyn perdite Sali Berisha. shte koha ku idealisht do te duhej qe vete Saliu te kishte po kete sens urgjence dhe te kuptonte se duhet te shohe te verteten ne sy duhet te shohe ne sy realitetin qe te gjithe e gjejme ne pasqyren qe na ka vene perballe Komisioni Europian me opinionin negativ per statusin e kandidatit per Shqiperine dhe me refuzimin per te celur negociata me Shqiperine ne rrugen e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

shte koha per te zgjidhur nje ore e me pare krizen per te mos u fshehur pas artificesh qe realisht jane sa absurde aq edhe qesharake por edhe me shume cinike per te mos vazhduar me metoden e zvarritjes ne funksion te projektit per te grabitur edhe zgjedhjet e ardhshme. shte koha qe oferta jone te merret seriozisht qe oferta jone te pranohet qe transparenca te filloje qe bashke me transparencen te filloje edhe puna per nje kuader zgjedhor qe do te mundesoje zgjedhje te standardeve nderkombetare.

shte koha po ashtu ne funksion te nxjerrjes se vendit nga kriza dhe kur flas per nxjerrjen e vendit nga kriza nuk flas per nxjerrjen e paleve nga kriza politike e shkaktuar prej vjedhjes se 28 qershorit te shkuar por flas per akoma me shume e akoma me gjere e me thelle se kaq per nxjerrjen e vendit nga kjo krize e gjithanshme e cila nuk mund te fshihet me me propaganden frenetike dhe te shpifur te mrekullive e te sukseseve qe ndodhkan ne vendin tone e te lumturise qe duhet te ndjekan shqiptaret sepse paskan Saliun kryeminister.

Ne funksion te ketij sensi urgjence ne funksion te domosdoshmerise per ti adresuar problemet e ketij vendi ne funksion te detyrimit qe kemi qe te gjithe secila pale dhe te gjitha partite pjesemarrese ne parlament duke mos lejuar qe vitin e ardhshem te rihumbim trenin e integrimit duke rimarre nje refuzim tjeter dhe duke e futur te gjithe procesin e celjes se negociatave se statusin e kandidatit ne te njejtin binar ku u fut dhe procesi i liberalizimit te vizave qe u vonua vite e vite.

Te bejme cdo gje qe kemi ne dore dhe te mos e vonojme edhe mocionin per debat qe opozita ka kerkuar ne parlament si dhe te gjejme vullnet per ta miratuar rezoluten e propozuar nga opozita ne funksion te adresimit te te gjitha atyre problemeve qe i ka nxjerre ne pah KE dhe qe jane bere shkak qe Shqiperia te perjetoje deshtimin me te madh ne rrugen e integrimit refuzimin e statusit te kandidatit per BE.

Refuzimin e BE per te celur negociata me Shqiperine dhe per te pershpejtuar procesin e anetaresimit te saj ne familjen Europiane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›