E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reflektim mbi nje kolaps te paralajmeruar

/ /

NgaENO BOZDO

Kur kryetari i Bashkise se Tiranes deklaroi...

menjehere pas shiut te madh te se henes se fajin per kolapsin e paralajmeruar te trafikut e kishte qeveria kryeministri ministri i Brendshem dhe Drejtoria e Policise Rrugore si dhe shoferet e papergjegjshem pra te gjithe me perjashtim te tij mendoj se te gjithe ata qe e degjuan kane shtangur duke mos u besuar vesheve.
Me nje tempizem per tu pasur zili sikur te ishte futur ne nje konkurs me pyetje-pergjigje te tipit quiz z. Rama ia hodhi fajin te gjitheve pa perjashtim madje edhe zogjve neper peme per situaten dramatike te trafikut rrugor ne Tirane. Te vetmit qe ishin pa faj ne kete situate ishin engjejt e Bashkise se kryeqytetit te cilet sabotohen cdo cast dhe cdo sekonde nga vullneti i mbrapshte i ekzekutivit. Nuk eshte pare ndonjehere z. Rama ne nje situate kaq veshtire sesa kur deklaron nje te pavertete kaq te madhe. Per hir te se vertetes duhet thene qe ndersa qendronte perpara mediave edhe nje sy jo fort i stervitur do te mund te dallonte qe ai vete nuk besonte ate cfare po deklaronte
Per te gjithe ata qe u viktimizuan ate dite eshte mese e qarte se trafiku rrugor ne Tirane kolapsi sepse disa faktore u mblodhen se bashku
se pari trafiku i Tiranes ka kohe qe ndodhet ne nje veshtiresi absurde sepse kryebashkiaku ne emer te nje plani rregullator qe askush nuk e njeh dhe per te cilin te gjithe kane dyshime e paqartesi ka bllokuar arteriet kryesore te trafikut te Tiranes duke mos ofruar asnje alternative zgjidhjeje
se dyti sepse per shkak te mosmirembajtjes se kanaleve kulluese te rrugeve kjo eshte nje detyre e pushtetit vendor niveli i ujit edhe ne bulevardin qendror u rrit kaq shume saqe makina e uleta thjesht ngecen dhe nuk mund te leviznin me e logjikisht kjo ndikoi ne kolapsin e trafikut
se treti sepse Tirana ne 10-vjecarin e fundit nuk ka njohur asnje investim thelbesor ne arterie shtese te qarkullimit pervecse permiresimit pjesore te ekzistueseve te cilat sadopak do te ndihmonin ne lehtesimin e ngarkeses se trafikut ne kryeqytet
se katerti sepse edhe sikur qeveria te kishte sabotuar trafikun duke mos nderhyre me ane te policise rrugore e kjo e pavertete sepse ne qe ishim deshmitare e pame mire prezencen e dhe perpjekjet e policise rrugore perseri z. Rama mund te nxirrte armaten e tij te Policise Bashkiake plot 380 uniforma me te cilat te tentonte te stabilizonte trafikun. Por ceshtja nuk eshte kjo. As edhe 3 ore te shpenzuara me kot ne mes te qametit ate dite me shi. Sikur ky kolaps te mos ish i paralajmeruar ndoshta edhe kjo dite do te kalonte si shume te tjera me nje nervozizem te castit per edhe me harresen e te nesermes.
eshtja eshte se qytetaret e Tiranes nuk shohin me asnje shprese per zgjidhjen e problemeve te qytetit pas 10 vjeteve te qeverisjes Rama. shte e kote sot te themi se na mungojne parqet e gjelberuara parqet sportive hapesirat normale investime ne infrastrukture te arteve te bukura dhe skenike. Keto koncepte kane marre fund se bashku me mungesen 10-vjecare te nje plani rregullator te mirefillte. Ne mendjen e nje qytetari te Tiranes kokolepsja e ardhur nga togfjaleshat plan francez plan belg etj. eshte e tille saqe nuk kuptohet me ku mbaron realiteti e ku fillon fantazia. shte vecanerisht e trishtueshme te konstatosh se Tirana ka qene me shume qytet ne koncept deri ne fundin e viteve 80. Duam apo nuk duam kjo eshte e verteta. E thene ne vitin 2010 pas 10 vjetesh qeverisjeje te te majtes kjo thenie mund te tingelloje e politizuar por ate qe e njohin Tiranen e asaj kohe e dine mire kete gje. Ne Tiranen e sotme urbane qe vetem urbane nuk eshte ka filluar te na mungoje edhe liria e levizjes. shte e pamundur sot te levizesh me mjetin tend sepse mjetet publike nuk te garantojne asgje per arsye te trafikut per edhe per arsye te mungeses se parkimeve publike per arsye te dendesise gjithnje e ne rritje te ndertimeve ne qender per arsye te mosarsyes etj...ndersa per te gjithe ata qe duan te levizin me bicikleta eshte thuajse e pamundur per shkak te rrezikshmerise qe vete trafiku imponon.
Me nje bilanc te tille z. Rama kerkon te shkoje ne zgjedhjet lokale madje do te kete edhe guximin civil ti kerkoje perseri voten qytetareve te tij. Dhe per te realizuar kete gje do te politizoje debatin mbi qytetin ashtu sic beri me ceshtjen e kolapsit te trafikut disa dite me pare. Konferenca e tij e shtypit ishte sinjali se cfare tipi fushate z. Rama po pergatit ne Tirane. Por do te ishte fatkeqesi nese ai do te arrinte te korrte sukses ne kete menyre. Megjithate z. Rama ka te gjithe te drejten qe i takon te perdore strategjine qe mendon se i rrit me shume shanset e tij per te kandiduar ne menyre dinjitoze. Por kjo gare kete here nuk do te jete si te gjitha heret e meparshme ne te vertete nuk ka per te garuar Rama me kundershtarin/et e tij por vete qytetaret e Tiranes me vetveten. Gara e vertete do te jete ne mendjen tone nese duam te ruajme te njejtin status quo te qytetit te njejtat probleme qe tashme jane ashpersuar deri ku smban me te ankohemi pa fund mbi mungesen e thuajse cdo infrastrukture urbane atehere kandidatura e Rames do te ishte e pershtatshme Por nese mendojme qe sesi qytetare te Tiranes meritojne dika me shume shume me shume dhe se femijet tane meritojne te kene nje standard me te larte te cilesise se jetes ne kryeqytet atehere nje gje eshte e sigurt Rama nuk mund te perfaqesoje me kete aspirate. Atij iu dha shansi dhe e shperdori iu dha koha dhe nuk e shfrytezoi.
Ne keto kushte per garen e ardhshme te Tiranes nuk duhet te themi me fitofte me i miri por fitofte qytetaria.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›