Buxheti 2012, Basha: Mbështet 8 projetkte infrastruktutore
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka vijuar sot konsultimin për projektbuxhetin e vitit 2012, me banorë të njësisë bashkiake numër 10.
Tetë projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të kësaj njësie bashkiake mbështeten nga projekt - buxheti i vitit 2012.
“Në Njësinë Bashkiake numër 10, e cila është një njësi me vlera historike dhe ndër më të vjetrat e Tiranës, ne kemi parashikuar për vitin e ardhshëm 8 projekte, të cilat kanë të bëjnë me rrugët “Bogdani”, "Islam Alla", “Mujo Ulqinaku”, “Him Kolli” , “Gjon Muzaka”, "Mine Peza", "Mihal Duri" dhe "Hajdar Hili". Në projekt - buxhet parashikohet rikonstruksioni i pjesshëm, shtesa anësore dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën “Avni Rustemi” dhe rikonstruksioni i plotë dhe shtesa e ambienteve në shkollën e mesme “Qemal Stafa"", -theksoi kyebashkiaku Basha.
Po kështu, Basha i ka njohur banorët edhe me parashikimet e projektbuxhetit për gjithë qytetin. Basha bëri të ditur se qyteti nuk do të trajtohet pjesë pjesë, por si një i tërë, duke iu përmbajtur filozofisë që qyteti fillon në pragun e derës së çdo qytetari.
Vëmendje të veçantë, Bashkia i ka kushtuar mbështetjes me fonde të politikave të saj sociale, ku përmëndi ngritjen e 6 qendrave të reja sociale, përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve në qendrat ekzistuese, bonusin i Qerasë për familjet në nevojë, programin e Integrimit të të Pastrehëve. Në 2012 do të fillojë edhe funksionimi i banesave sociale.
(el.me/BalkanWeb)