Buxheti 2012 Harasani Duhet te ndryshoje qe ti paraprihet krizes energjetike
Deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani deklaroi dje se qeveria duhet te ndryshoje buxhetin e vitit te ardhshem per ti paraprire krizes energjetike. Ne si grup parlamentar i Partise Socialiste do te kerkojme ne parlament gjate seances se buxhetit qe te parashikohen fondet ne buxhet ne menyre qe KESH-it ti krijohet mundesia per te importuar energjine - tha Harasani. Nga ana tjeter deputeti i selise roze theksoi se edhe debitoret duhet ti paguajne korporates borxhet qe i kane cka do te lehtesonte paksa financat e KESH-it. Duhet qe CEZ-i te paguaje menjehere faturen i detyrohet nje borxh shume te madh 45-milionedollaresh KESH-itte cilin duhet ta paguaje sepse jane konsumatoret shqiptare te cilet paguajne te fundit dhe nderkohe KESH-i duhet te marre te gjitha masat qe te siguroje kontraten per energjine e nevojshme gjate muajve te dimrit qe parashikohen te jene te thate - u shpreh Harasani duke shtuar se per sa kohe Shqiperia nuk do te investoje ne burime te reja energjetike jo vetem ujore do te jete gjithmone e rrezikuar nga krizat.