Statusi Svoboda Shqiperia ka shans ta marre ne pranvere

Svoboda Marreveshja mes dy forcave nje shtyse e rendesishme ne procesin e integrimit Rruga drejt Evropes kalon permes bashkimit jo vec e vec jo kunder njera-tjetres
Arritja e marreveshjes mes dy forcave kryesore dhe venia ne zbatim e saj ne disa reforma per te cilat eshte arritur konsensusi mes paleve shihet nga faktori nderkombetar si nje nder perparesite me te medha te vendit ne kuader te procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian. Parlamenti Evropian e cilesoi dje marreveshjen e arritur si nje shtyse te fuqishme e cila do te kontribuoje sipas ketij institucioni te larte ne mundesine e marrjes se statusit kandidat ne BE ne pranveren e vitit te ardhshem. Hanes Svoboda eurodeputeti socialist ne Parlamentin Evropian deklaroi dje se marreveshja mes mazhorances dhe opozites do te ndihmoje mjaft ne rritjen e mundesise qe vendi ta marre statusin e kandidatit ne pranveren e vitit te ardhshem. Shqiperia eshte ne nje situate te re ne nje stad te ri. Ndoshta ne pranvere te vitit te ardhshem mund te flitet per statusin e kandidatit pasi do jete e rendesishme per promovimin e reformave evropiane ne Shqiperi - tha ai. Ne prononcimin e tij per ABC NEws Svoboda theksoi gjithashtu se integrimi i Shqiperise eshte i varur ne nje mase te madhe te tij nga dialogu politik mes paleve duke nenvizuar se ky bashkepunim i arritur pas me shume se dy vitesh duhet te vazhdoje ne menyre me te intensifikuar.
Statusi ne pranvere
Eurodeputeti socialist Hanes Svoboda deklaroi dje se pas arritjes se marreveshjes politike te nje jave me pare mes PD-se dhe PS-se Shqiperia ka nje shans te marre statusin e vendit kandidat pranveren e vitit te ardhshem. Ne jemi ne kontakt te perhershem me zotin Fyle dhe ai eshte shume i gatshem per te ndihmuar. Marreveshja pozite-opozite ne Shqiperi erdhi pak me vonese per samitin e 9 dhjetorit por gjithsesi ndoshta ne pranvere te vitit te ardhshem mund te flitet per statusin e kandidatit pasi do te jete e rendesishme per promovimin e reformave evropiane ne Shqiperi - u shpreh Svoboda. Me tej numri dy i Partise Socialiste Evropiane nenvizoi ne fjalen e tij se marreveshja e arritur mes paleve nuk duhet te nderpritet porse sipas tij ajo duhet te intensifikohet edhe me shume duke bere te mundur pohoi Svoboda marrjen e statusit ne pranvere. Mesazhi duhet te jete se Shqiperia eshte ne nje situate te re ne nje stad te ri. Te dyja forcat me te medha politike kane rene dakord mbi parimet se si te ecin perpara. Nese ata i zbatojne marreveshjet e arritura dhe nese arrijne ate qe kane premtuar mendoj se Shqiperise duhet ti jepet nje shans ne pranvere per statusin e kandidatit. Kjo do te forconte vendosmerine e te dyja paleve per te kryer reformat e duhura. Ne kete kontekst eurodeputeti socialist ne Parlamentin Evropian nenvizoi se situata e fundit politike ne vend ka percjelle mesazhe pozitive ne Bruksel por procesi i integrimit sipas tij kerkon qe bashkepunimi midis paleve te vazhdoje. Ne jemi te kenaqur me zhvillimet e fundit ne Shqiperi dhe mesazhi qe ne duam tju percojme forcave politike shqiptare eshte se rruga drejt Evropes kalon permes bashkimit te tyre jo vec e vec jo kunder njera tjetres dhe kjo eshte ne interesin e popullit shqiptar - deklaroi eurodeputeti socialist Hanes Svoboda. Vetem dy dite pas arritjes se marreveshjes mes mazhorances dhe opozites per nje sere reformash ne vend dhe votimin e ligjeve qe kerkojne me shumice te cilesuar reagoi edhe komisioneri per Zgjerimin dhe Marredheniet me Fqinjet Stefan Fyle. Ai theksoi se kjo marreveshje ishte nje pike kthese e cila mund te shoqerohet edhe me nje pike kthese edhe nga BE sa i takon dhenies se statusit kandidat per anetaresimin e Shqiperise ne union. Rinisja e nje pune konkrete per 12 prioritetet kyce mund te perfaqesojne nje pike te vertete kthese per Shqiperine. Ndonese nuk do ta konsideroja realiste mundesine qe Shqiperise ti jepet statusi i vendit kandidat ne fund te ketij viti une jam po aq i bindur se nje veprim i shpejte e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare ne kontekstin e nje dialogu konstruktiv e domethenes mund te kete nje efekt pozitiv ne menyren se si Keshilli do te vleresoje mundesite qe Shqiperia te beje progres ne ecjen perpara drejt Bashkimit Evropian - deklaroi Fyle.