E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida Kushtetuesja rrezon kerkesen e socialisteve

Nuk legjitimohet kerkesa e 1/5 se deputeteve per pezullimin e ligjit Qeveria Kerkesa e ligjvenesve abuzive dhe per oportunitet politik

Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e deputeteve socialiste per te pezulluar prishjen e Piramides. Gjyqtaret jane njohur dje me pretendimet e paleve lidhur me kerkesen e 1/5 se deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te cilet kerkuan shpalljen si te papajtueshme me Kushtetuten te kater neneve te ligjit nr. 10.449 date 14.7.2011 Per rregullat dhe procedurat e ndertimit te kompleksit te ri parlamentar te Kuvendit te Shqiperise si dhe pezullimin e zbatimit te ketij vendimi. Argumentet e 1/5 te deputeteve socialiste te perfaqesuar nga avokati Genci Cifligu u perqendruan ne cenimin sipas tyre te kompetencave te pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe menaxhimit te territorit shkeljen e ligji per monumentet e kultures si dhe mungesa e nje fature financiare per venien ne zbatim te ketij ligji. Por Kuvendi dhe qeveria kundershtuan keto argumente. Perfaqesuesit e ketyre dy institucioneve te prezantuar si pale e interesuar vleresuan se deputetet nuk legjitimohen ne kerkesen e tyre per faktin se nuk jane pale e interesuar. Edhe perfaqesuesja e qeverise Marsida Xhafellari shtoi se kerkesa e deputeteve eshte abuzive dhe per oportunitete politike.

Pretendimet e paleve

Gjykata Kushtetuese u njoh dje me pretendimet e ligjvenesve socialiste por dhe te Kuvendit e qeverise lidhur me ceshtjen e prishjes ose jo te Piramides. Pas degjoi pretendimin e paleve ajo vendosi rrezimin e njeres prej kerkesave te 1/5 te deputeteve ate per pezullimin e zbatimit te ligjit nr. 10.449 date 14.7.2011. Lidhur me piken 2 te objektit te kerkeses Gjykata Kushtetuese vendosi rrezimin e kerkeses per pezullimin e zbatimit te ligjit pasi nuk plotesohen kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise - thuhet ne njoftimin re gjykates pasi u terhoq per te marre vendim. Me heret ajo u njoh me argumentet e 1/5 se deputeteve socialiste te perfaqesuar nga avokati Genci Cifligu. Avokati Cifligu argumentoi se ligji ka dhunuar kompetencat e pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe te menaxhimit te territorit. Ai shtoi gjithashtu se cenohet parimi i sigurise juridike per sa kohe qe ligji nuk parashikon se sa do te jete fatura financiare e kompleksit te ri parlamentar. Me tej Artan Lame u bazua ne nje tjeter argument per mbrojtjen e Piramides ate te shpalljes se saj si monument kulture. Lame e konsideroi te pavlefshem vendimin e ministrit te Kultures te vitit 2010 i cili i heq ketij objekti statusin si monument kulture. Ai shtoi se nje status i tille nuk mund te hiqet. Ne mbeshtetje te ketyre argumenteve ata kerkuan shpalljen e ligjit per procedurat e ndertimit te kompleksit parlamentar si antikushtetues. Por Kuvendi i Shqiperise dhe Keshilli i Ministrave i kundershtoi keto argumente. Sipas perfaqesueses se Kuvendit Arjeta Cefa pretendimi i ankuesve bazohet ne zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetencave te pushtetit qendror dhe atij vendor nderkohe qe vetem pak muaj me pare Gjykata Kushtetuese u shpreh per kete gje. Gjykata ka vleresuar se cdo organ pushteti legjitimohet te beje kerkese perpara Gjykates Kushtetuese kur ai pretendon se ndodhet para nje konflikti kompetence dhe ka pranuar se per kete ceshtje eshte pikerisht kryetari i bashkise organi i qeverisjes vendore qe justifikon ne kete rast interesin e tij per te vene ne levizje gjykaten dhe vlereson se Bashkia Tirane nepermjet kryetarit te saj legjitimohet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese. Sa me siper GJK legjitimon Bashkine e Tiranes per te kerkuar zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetences midis pushtetit vendor dhe atij qendror si organ i cili ndodhet perpara konfliktit te kompetences. Ne rastin objekt gjykimi kerkuesi nuk ndodhet perpara konfliktit te kompetences apo nuk eshte subjekt i cenuar drejtperdrejte nga konflikti - tha ajo. Cefa rrezoi dhe argumentin se Piramida eshte nje monument kulture duke theksuar se aktualisht kjo godine nuk gezon me nje status te vecante. Per rrjedhoje pretendimi i kerkuesit se cenohet interesi historik nuk qendron dhe eshte i pabazuar ne ligj. Ndersa perfaqesuesja e Keshillit te Ministrave Marsida Xhafellari shtoi se deputetet qe sot kundershtojne kane bojkotuar votimin e ligjit duke mos u shprehur as pro dhe as kunder tij. Ajo madje e konsideroi si abuzive kerkesen e ligjvenesve socialiste. Kerkesa e paraqitur prane Gjykates Kushtetuese ka natyre abuzive e mbeshtetur ne motive te oportunitetit politik dhe si e tille nuk duhet te pranohet - tha ajo. Xhafellari shtoi se ligji nuk prish por cakton ndertimin e Kompleksit te ri parlamentar. Ajo argumentoi me tej se nuk qendron as argumenti per shpalljen e Piramides si monument kulture. Neni 24 i ligjit per trashegimine kulturore parashikon heqja e plote ose e pjesshme e mbrojtjes nga shteti i nje objekti ose grup objektesh te trashegimise kulturore eshte e drejte ekskluzive e organit qe e ka shpallur ate - theksoi ajo. Gjykata Kushtetuese do te marre nje vendim per te cilin nuk ka afatr te percaktuar pas shqyrtimit te ketyre argumenteve.

Reagon Rama U shemb edhe Kushtetuesja

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagon pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per te mos pranuar kerkesen e socialisteve per pezullimin e prishjes se Piramides. Ne faqen e tij ne rrjetin social Twitter Rama e ka cilesuar kete vendim si shembje te gjykates. U shemb edhe Kushtetuesja dhe u ndertua edhe maja e Piramides se drejtesise se kapur - shkruan Rama. Gjykata Kushtetuese vendosi dje te rrezoi pretendimin e socialisteve per te pezulluar ligjin qe cakton procedurat per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar nderkohe qe do te vijoje shqyrtimi i pretendimeve te paleve per te marre nje vendim perfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›