Kritikat per Kurbanin Rama nuk do komente per librin Vetem lexojeni
Pas kritikave te koheve te fundit nga nje pjese e mire e intelektualeve analisteve dhe personazheve te perfshire ne librin e fundit te kreu te PS-se Edi Rama Kurban ky i fundit deklaroi dje se libri i tij eshte nje e vertete qe duhet lexuar jo te komentohet. Ky liber eshte e verteta ime. Duhet lexuar jo te degjohen komentet. Nuk eshte liber per te shkuaren por i se ardhmes - tha Rama nga Shkodra ne promovimin e librit te tij ne kete qytet. Me tutje kryesocialisti nenvizoi se ky nuk eshte nje liber per te shkuaren por per te ardhmen duke e pare ne pasqyren e se shkuares. E bukura e cdo historie te jetuar eshte se per te ka disa kende te mundshme per te pare te verteten ky liber eshte e verteta ime. Deshiroj ta ndaj me te tjeret te verteten time. Lavdi Zotit jetojme ne nje kohe ku ka vend per shume te verteta. E shkuara nje pasqyre qe vlen per te pare te ardhmen. Nje pasqyre qe i vlen nje populli per te pare rrugen e tij drejt se ardhmes - perfundoi Rama. Me heret lideri socialist takoi ambasadoren e re franceze ne Tirane Kristine Moro. Sipas selise roze teme kryesore e diskutimit mes Rames dhe ambasadores se re franceze ishte situata politike ne vend si dhe diskutimi mbi intensifikimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe Frances ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Ne takimin e djeshem kreu socialist shoqerohej nga deputeti i PS-se Ditmir Bushati.