Mesazhi i Topit Bashkepunim dhe unitet per integrimin
Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi dje gjate vizites se tij ne Burrel se vetem nepermjet bashkepunimit dhe unitetit integrimi i vendit do te behet realisht i mundur. Deshiroj qe nga ky mjedis te jap edhe nje mesazh nje mesazh i cili i kalon kufijte e ketij auditori te nderuar Eumlshte mesazhi i unitetit i komunikimit mesazhi i vlerave njerezore qe eshte ne zemren e cdo shqiptari pavaresisht bindjeve politike. Te gjithe duhet te punojme se bashku duhet te punojme per Shqiperine pavaresisht se dikush jeton ne Burrel jeton ne Tirane ne Konispol ne Vermosh ne Shkoder ne Korce ne Vlore ne Diber te gjithe se bashku duhet te kontribuojme per Shqiperine ta forcojme Shqiperine ta bejme ate dinjitoze per te qene realisht ne standardet e familjes evropiane - deklaroi Topi. Gjate vizites se tij ne Burrel kreu i shtetit u nderua me titullin Qytetar Nderi nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti me motivacionin Si intelektual i shquar mbartes i vlerave qytetare te treves qe e lindi shtetar i ekuilibruar korrekt e i paanshem dhe per dashamiresine e treguar per Matin dhe matjanet. Ne ceremonine e zhvilluar ne mjediset e pallatit te kultures ishte i pranishem edhe ambasadori i Mbreterise se Danimarkes ne vend Karsten Ankjer Jensen.