AK: Kthimi i shqiptarëve në grekë, qeveria të zbatojë vendimin e Kushtetueses
LUSHNJE- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në qyetin e Lushnjes ditën e sotme, në kuadër të 'Maratonës Kuq e Zi' për t’i thënë 'JO' regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe fetare.
Duke sjellë në vëmendje nismën që Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë prej muajsh, kundër rregjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, përfaqësues së kësaj lëvizje ripërsëriten thirrjen ndaj qeverisë për ndryshimin e formularit të regjsitrimit, duke kërkuar heqjen e pikës së përkatësinë etnike dhe besimit fetar.
“Qeveria të zbatojë menjëherë vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi të gjitha dispozitat mbi ndryshimin e kombësisë në legjislacionin shqiptar. Në bazë të Kushtetutës se Rëpublikës së Shqipërisë, autoritetet shtetërore e kanë për detyrim zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe natyrisht për rrjedhojë edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e kombesisë”,- thekson Aleanca Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi i bën apel qeverisë shqiptare që të mos gjunjëzohet nga presioni i diplomacisë greke apo organizatës OMONIA-s dhe lëvizjeve të tjera etnike greke, të cilat kërkojnë me forcë shtyrjen e rregjistrimit dhe dhe vetdeklarimin pa kritere objektive.
(e.m/BalkanWeb)