E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në polici, Burgaj: Pas atentatit të Konomit, forcojnë rendin

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj pohoi sot se ndryshimet më të fundit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës janë marrë për forcimin e rendit, por nuk ka përjashtuar edhe faktin se ato kanë ndodhur edhe për shkak të atentatit të gjyqtarit  vlonjat Skerdilajd Konomi.

“Ndryshimet e drejtorëve janë ndryshime që ndodhin shpesh në polici, edhe për shkak të kësaj ngjarjeje. Sigurisht që ka ndikuar”,- sqaroi Burgaj.

Këtë deklarata Burgaj i bëri pas takimit të zhvilluar me homologun e tij austriak, takim i cili pati në thelb nashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave midis dy vendeve, për luftën kundra krimit të organizuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit sa i takon hetimeve të vrasjes së gjyqtarit të ndjerë  Skerdilajd Konomi theksoi se po punohet intensivisht mbi zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka firmosur sot paradite shkresa për lëvizjen e zingjirit komandues të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Prokuroria e Vlorës pas ngjarjes së bujshme të 9 shtatorit ka nisur hetimet për mosveprimin e forcave të policisë, të cilat nga pamjet që janë publikuar në media, tregohet qartë se uniformat blu rrinin disa metra larg vendngjarjes në një kohë që kalimtarët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë, gjyqtarit të ekzekutuar Skerdilajd Konomi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Atentati ndaj gjyqtarit Konomi, lëvizje në policinë e Vlorës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›