Gërdeci, përfundojnë provat më 3 tetor akuza jep dënimet
20/09/2011 Debati mes avokatit Pipero dhe gjyqtarit Ridvan Hado për dokumentin e Poliçanit
TIRANE-Pas 180 seanca, gjykata e Tiranës i ka dhënë fund procesit gjyqësor kundër 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, duke caktuar datën tre tetor si ditën kur Prokuroria të lexojë pretencën për secilin nga të pandehurit e çështjes. Seanca e fundit është shënuar ditën e djeshme, me debate dhe pretendimet e dy avokatëve të këtij procesi, të cilët i paraqitën trupit gjykues disa prova shkresore që linin hije dyshime për falsifikimin e tyre. Në seancën e të hënës, e cila ishte e fundit për shqyrtimin gjyqësor, nuk kanë munguar “grindjet” mes avokatëve dhe trupit gjykues në lidhje me administrimin e provave. Në fakt debati është zhvilluar mes avokatit Behar Pipero, i cili mbron të pandehurin Lavdi Shatro, ky i fundit ish-drejtor i fabrikës së Poliçanit dhe kryetarit të trupit gjykues Ridvan Hado. Avokati Pipero ka kërkuar nga gjykata ribërjen e ekspertizës për një shkresë të dalë nga kombinati i Poliçanit për të cilën kishte pretendime se ishte e falsifikuar. Por gjykata e hodhi poshtë kërkesën si të pabazuar në ligj. Ndërkaq, avokati Pipero kërkoi të përjashtohet trupi gjykues duke e quajtur të njëanshëm vendimin e gjykatës. Por kërkesa nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila mori vendim për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Para se trupi gjykues të merrte vendimin e caktimit të datës së leximit të pretencës ndaj 28 të pandehurve, avokati Behar Pipero është larguar nga salla e gjyqit në shenjë proteste ndaj vendimit të gjykatës së Tiranës. Momentalisht gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor për superprocesin gjyqësor “Gërdeci” dhe i ka kërkuar Prokurorisë të paraqesë më 3 tetor konkluzionet përfundimtare të gjykimit. Pas tre vjetësh nga nisja e procesit dhe 180 seancave të zhvilluara me së fundi, gjyqi për tragjedinë e 15 marsit 2008 në të cilën humbën jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 të tjerë. Seancën e radhës Prokuroria do të paraqesë të gjitha konkluzionet për 28 të pandehurit e akuzuar dhe do të kërkojë dënimin për secilin prej tyre. Dënime më të rënda rrezikojnë katër të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli, të cilët akuzohen për vrasje masive. Ndërsa ish-ushtarakët rrezikojnë dënimet për shpërdorim detyre të parashikuar nga Kodi Penal Ushtarak. I pandehur në këtë proces gjyqësor fillimisht ka qenë dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por pas rimarrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, Gjykata e Lartë vendosi t’i pushojë çështjen penale ministrit. Ndaj Mediut Prokuroria kishte ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Kodi Penal dhe ai Ushtarak. Pushimi i çështjes ndaj Mediu ishte goditja e para që ju bë dosjen “Gërdeci” nga gjykata, pasi dy vjet më pas togat e zeza të Gjykatës së Lartë vendosën të lirojnë nga qelia katër të arrestuarit e vetëm të kësaj tragjedie.