E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, në pritje të FMN-së

Në fund të këtij muaji pritet të vizitojë Shqipërinë një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të konsultuar zhvillimet ekonomike dhe buxhetore të këtij viti dhe treguesit e buxhetit 2012. Misioni do të kryesohet nga shefi, Gerwin Bell, i cili do të ndërmarrë takime me autoritetet kryesore në vend. Sipas vlerësimeve të deritanishme të Fondit, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbi ritmet 3 për qind. Mirëpo disa tregues që kanë lidhje me buxhetin nuk kanë pasur ecuri të mirë. Plani i të ardhurave buxhetore nuk është realizuar edhe pas shkurtimeve të korrikut në buxhet. Për herë të fundit Fondi ka vizituar vendin gjatë muajit qershor. “Është në rrezik niveli i lartë i borxhit publik”, - pati thënë për median shefi i Misionit të FMN-së, Gerwin Bell. Sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet që borxhi të mos arrihet 60 % që konsiderohet si maksimum. Sipas Bell, për vende në zhvillim si Shqipëria, ky është një nivel mjaft i lartë. “Shqipëria duhet ta ulë në 50 % nga 59 % që është aktualisht”, - ka rekomanduar Bell. Niveli aktual i borxhit publik të Shqipërisë është 59% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›