E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, 180 operatorë polakë njihen me potencialet e Shqipërisë

Ian Korzak, kryetari i Dhomës së Turizmit Polak, gjatë një daljeje publike për mediat është shprehur se viti 2012 do të ketë një bum turistësh polakë në Shqipëri.

Javën e kaluar, rreth 180 tur-operatorë polakë vizituan qytete të ndryshme të vendit.

“Shqipëria ka një klimë të favorshme dhe të mirë, që është e rëndësishme për turistët polakë. Kjo duhet të përkthehet në një zgjatje të sezonit turistik. Vlerat historiko-kulturore, mjedisi i mrekullueshëm, mikpritja, kuzhina tradicionale shqiptare, janë ato që tërheqin më tepër turistët polakë për të vizituar këtë vend. Me rritjen e fluksit të turistëve tanë do të rriten dhe investimet polake në Shqipëri”, - u shpreh Korzak. Por sipas tij, Shqipëria duhet të përmirësojë infrastrukturën dhe të rrisë kapacitetin hotelier.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›