E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i këmbimit, forcohet monedha kombëtare lek

Dy javët e para të muajit tetor është vënë re një treg i stabilizuar i këmbimit valutor në vend. Agjentët valutorë në kryeqytet kanë raportuar se monedha kombëtare lek është forcuar. Pas një periudhe të gjatë me luhatje të mëdha, gjatë muajit tetor leku arriti të frenojë vlerësimin e euros, si dhe ka forcuar dukshëm pozitat ndaj monedhës amerikane. Prej tri javësh, një euro vlerësohet me jo më shumë se 141 lekë, kjo sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, vlera më e lartë që ka pasur monedha e përbashkët ka qenë 140 lekë e 67 qindarka, që ishte e premtja e kësaj jave. Sipas ekspertëve, qetësimi i lëvizjes së euros, si në ofertë ashtu dhe në kërkesë, ka sjellë këtë sjellje të qëndrueshme në këmbimin mes euros dhe lekut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›