E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2013 hyn ne fuqi, nis levrimi i fondeve per tendera Eglantina Nasi

Buxheti i shtetit per vitin 2013 tashme ka hyre zyrtarisht ne fuqi dhe ne kete menyre, fondet e tij jane bere praktikisht te levrueshme. Pas nje vonese kohore shkaktuar ndaj ketij procesi, prej firmosjes relativisht te vone te dokumentit themeltar te financave nga ana e kreut te shtetit fundvitin e kaluar, tani ka nisur zbatimi rutine i pagesave me fondet e tij. Por ajo cka perben risi per perdorimin e parave te buxhetit kete vit, eshte venia ne dispozicion e tyre edhe per tenderimet. Keshtu, pervec fondeve te akorduara per shpenzime si paga dhe pensione etj, apo investime publike, tashme prej tyre mund te perfitojne ne periudhen e fillimvitit edhe bizneset permes tenderimeve te ndryshme. Dhe kjo, pikerisht fale ndryshimeve qe iu bene ne fund te vitit te kaluar ligjit “Per prokurimet publike”. Konkretisht, te tilla ndryshimi parashikojne qe “procedurat nga autoritetet kontraktore, mund te nisin qe me miratimin e ligjit te buxhetit ne parlament dhe pa pritur celjen e fondeve perkatese te autoriteteve kontraktore”. Gje qe do te thote ne terma praktike, se fituesit e tenderimeve te ndryshem per te cilat kane aplikuar vitin e kaluar mund t’i marrin ne dore parate nga buxheti qe keto dite, pa pritur qe ato te xhirohen muaj me vone. Por ndryshimet percaktojne edhe qe tashme cdo institucion apo ent publik mund te terheqe fonde apo te beje prokurime te mundshme. Ka qene vete drejtoresha e Agjencise se Prokurimeve Publike, Klodiana Cankja, ka bere me dije per mediat se qe nga fillimi i ketij viti te gjitha institucionet shteterore do t’i bejne blerjet e vogla te tyre ne menyre elektronike, nje standard i ri ky qe aplikohet per here te pare. I cili sipas saj, shkurton kohen dhe shmang cdo marreveshje qe mund te behet mes operatoreve per keto blerje. Nga ana tjeter, sa u perket pagesave te tjera te kryera me fondet nga Buxheti 2013, rezulton se vetem gjate dites se djeshme, Drejtoria e Thesarit prane ministrise se Financave ka ekzekutuar plot 353 te tilla ne rang vendi, duke i hapur keshtu rrugen procesit normal te levrimit te tyre. Konkretisht, permes tyre jane paguar paga, pensione, ndihma ekonomike etj, cka tregon praktikisht se ka marre fund faza e handikapit te krijuar ditet e para te fillimvitit dhe qe u zgjidh perkohesisht permes nje udhezimi te posacem te ministrit te Financave, Ridvan Bode, per lejimin e pagesave. Udhezim ky, i nenshkruar qe ne daten 3 janar dhe permes te cilit u kryen shume pagesa te prapambetura ndaj publikut. Por qe tashme e humbet zbatueshmerine e tij, pasi hyri ne fuqi ligji i Buxhetit te Shtetit 2013 dhe nis zbatimi normal i tij. Kujtojme se ky ligj u dekretua me 27 Dhjetor 2012 dhe nje dite me pas, ai u botua ne Fletoren Zyrtare. Dhe ai mori fuqi ligjore vetem me 12 Janar 2013, pra, 15 dite me pas, sic edhe e percaktojne dispozitat perkatese ligjore. Nderkohe, gjate ketyre diteve Drejtoria e Thesarit ka kryer pagesa vetem per sherbimin e borxhit, per shpenzime emergjente spitalore, pagat e punonjesve dhe sigurimet shoqerore dhe shendetesore, pagesa per pensionet, ndihma ekonomike dhe pagesa papunesie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›