Buxheti mbështet ndërtimin e 65 mijë m2 rrugë, nga të cilat 50 për qind të reja

Njësia Bashkiake nr. 4 ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha
Njësia Bashkiake numër 4 ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në turin e konsultimeve me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2012. Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se me vëmendje të veçantë në këtë projektbuxhet është trajtuar infrastruktura. Projektbuxheti prej 70 milionë dollarësh i jep mundësi Bashkisë të nisë investimin për rikualifikimin urban të 100 hektarëve që nga kanalizimet, infrastrukturën rrugore, hapësira të gjelbra, kënde lojërash infrastrukture sociale etj. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në Tiranë mbështete në masë të madhe nga projektbuxhetin e vitit 2012. “Në projektbuxhet parashikohet ndërtimi i rreth 65 mijë metrash katrorë rrugë, nga të cilat 33 mijë katrorë do të jenë rrugë tërësisht të reja. Rikonstruksionin e 153 mijë metrave katrorë të rrugëve ekzistuese, rikonstruksionin e afro 80 mijë metra katrorë trotuaresh si dhe ndërtimin e dy urave në qytet. Buxheti do të paguajë ndërtimin 4 shkollave të reja 9 vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshte si dhe 2 çerdhe të reja. Do të rikonstruktohen 11 kopshte dhe 5 çerdhe të tjera”, tha Basha. Kryetari i Bashkisë, i njohu banorët e njësisë bashkiake numër katër me projektet që janë parashikuar, të mbështet nga buxheti i vitit 2011. Përveç fondeve të akorduar nga Bashkia për rikualifikimin urban të tri blloqeve, ndërtimin dhe rikonstruksionin e 3 rrugëve, rikonstruksionin e kopshtit 29 dhe shkollës “Eqrem Çabej”, Bashkia i ka kërkuar BE të mbështes projekte zhvillimi të Njësisë 4 me vlerë 8 milionë euro. Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e bllokut “Myslim Keta” edhe buxheti i dedikuar për këtë njësi do të rishikohet me qëllim adresimin e fondeve, fillimisht për zonat më problematike. “Për këtë arsye, ne mund ta konsiderojmë si faqen e parë të administratës së Bashës, do të fillojmë një përpjekje të fuqishme për dinjitetin Njësisë Bashkiake nr. 4. Tri projekte kryesore do të financohet drejtpërdrejtë nga buxheti i Bashksië së Tiranës. Rikualifikimi urban i sipërfaqes 6/1 me sipërfaqe prej 5 hektarësh, rikualifikimi i bllokut 92/1 me sipërfaqe prej 12 hektarësh si dhe rikualifikimi urban i bllokut 91/1 me sipërfaqe 14.7 duke përfshirë edhe qendrën e Kinostudios dhe sheshin e Kinostudios. Përveç kësaj, është edhe ajo pjesë që ne i kemi propozuar BE-së që përtej këtyre shumave, të destinojë një shumë prej 8 milionë eurosh për rikualifikimin e dy zonave të tjera urbane në Minibashkinë nr. 4. Ne kemi planifikuar edhe ndërtimin e rrugës që lidh rrugën 5 maji me rrugën ‘Selaudin Zorba’, vazhdim e rrugës ‘Karahman Ylli’, pjesë e paralizuar dhe rikonstruksion e rrugës ‘Teki Selenica’. Ndërkohë që investime në programin e arsimit parauniversitar dhe edukues përfshin rikostruksionin kopshtit nr. 29 dhe rikonstruksionin e shkollës së mesme ‘Eqrem Çabej’”, tha Basha .
...