Komisioni i Ligjeve, miratohet kandidati i PS-së për Avokatin e Popullit
Tiranë- Kandidtura e propozuar nga Partia Socialiste për postin e Avokatit të Popullit është miratuar sot nga Komisioni i Ligjeve. Kandidat për këtë post është Igli Totozani, ndërsa mazhoranca e ka cilësuar këtë zgjedhje si tepër politike.
Nga ana tjetër përfaqësues nga PS ja kanë deklaruar se kandidatura nuk është një zgjedhje politike. Sipas tyre Totozani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Partisë Socialiste. Ndërkaq Totozani i pranishëm në mbledhje ka premtuar se do të punojë ndershmërisht për këtë institucion.
Shkrime të tjera me interes:
- Në seancën dëgjimore për Avokatin e Popullit mungon populli Tiranë- 12 kandidaturat e përzgjedhura nga komisioni i Partisë...
- PS shpall 33 kandidaturat për Avokatin e Popullit Tiranë- Kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit janë bërë...
- Kandidati i socialistëve, Fransua Holand është sfiduesi i presidentit Sarkozi Fransua Holand është zgjedhur kandidati i Partisë Socialiste franceze për...