Rama Mosdhenia e statusit refuzim dramatik per vendin

Raporti i BE-se kryesocialisti Qeveria dhe Sali Berisha nuk duhet te fshihen pas opozites
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e cilesoi dje mosdhenien e statusit kandidat nga Bashkimit Europian si refuzimin dramatik per Shqiperine. Ne nje prononcim per mediat nje dite pas vendimit te BE-se kryesocialisti theksoi se Sali Berisha ka deshtuar qeveria ka deshtuar dhe ky moment i ballafaqimit me te vertetat e hidhura qe shkruhen e zeza mbi te bardhe ne dokumentin qe praktikisht arsyeton refuzimin e kerkeses Shqiperise perben momentin me dramatik te trajektores se deshtimit te kesaj shumice.
Kemi shqetesimin e madh se ashtu sic shkruhet ne dokumentin e BE-se bojkoti i opozites e amplifikoi nje krize qe nuk ishte vete bojkoti por qe ekzistonte qe me pare. Parlamenti shqiptar eshte nje institucion qe misheron problematiken e rende te demokracise ne vend pavaresisht bojkotit te opozites.
I referohemi ketu nje momenti te tejkaluar - komentoi raportin e BE-se Edi Rama. Ai nenvizoi se eshte ora jo thjesht per te komentuar ate qe eshte shkruar lidhur me te shkuaren por per te pare te nesermen.
Ne emer te se nesermes ne emer te domosdoshmerise qe ky tren i humbur te jete i fundit dhe qe Shqiperia te kape trenin e ardhshem kryetari i PS-se kerkoi me force qe Sali Berisha te lexoje oferten e re te socialisteve ashtu sic eshte e shkruar dhe duhet ta pranoje ate ne emer te domosdoshmerise per ti hapur rruge zgjidhjes se krizes.
Jane dy gjera qe ne nje fjali te vetme permblidhen se Europa iu hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza ne gjithe hapesiren e saj dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe te keqqeverisjes.
Te gjitha keto jane probleme te keqqeverisjes. Qeveria dhe Sali Berisha nuk duhet te fshihen pas opozites dhe as ta tregojne opoziten si nje arsye pse Shqiperia keqqeveriset. Nuk eshte opozita dhe nuk ka lidhje opozita me keqqeverisjen. Keqqeverisja eshte pergjegjesi ekskluzive e qeverise - u shpreh lideri i opozites.