INSTAT U rriten kostot per materialet e ndertimit
Kostoja e pergjithshme ne sektorin e ndertimit eshte rritur gjate tremujorit te trete te vitit. Instituti i Statistikave e shpreh kete ne publikimin e Indeksit te Kushtimit ne Ndertim nje indeks ky qe mat ecurine e kostove ne sektorin e ndertimit. Edhe pse rritja per nga niveli eshte e moderuar ne 0.2 per qind vihet re se kjo ka ardhur me shume per efekt te shtrenjtimit te materialeve te ndertimit. Nderkohe qe nese bejme nje krahasim te ecurise se kostos me nje vit me pare Indeksi i Kushtimit ne Ndertim ka shenuar nje rritje me 0.5 per qind. Sipas INSTAT-it indeksi i cmimeve te grupit Shpenzime direkte eshte rritur 0.2 me per qind kundrejt tremujorit te meparshem kurse ai i nengrupit Shpenzime materiale eshte rritur me 0.3 per qind. Ne kete tremujor krahasuar me tremujorin e meparshem cmimet e materialeve te ndertimit dhe materialeve elektrike jane rritur perkatesisht me 0.3 dhe 1.4 per qind thuhet ne raport. Per ndertuesit kostoja eshte rritur edhe tek transporti ku shpenzimet per kete kategori jane rritur me 0.2 per qind. Ne te njejten vlere eshte rritur edhe grupi Shpenzime Plotesuese. Nderkaq INSTAT thekson se per grupet e tjera te Indeksit te Kushtimit ne ndertim nuk ka pasur asnje ndryshim krahasuar me tremujorin e meparshem. Ne kohen kur kostoja ne ndertim vijon te shtrenjtohet kompanite e ndertimit te cilat kane deklaruar veshtiresine ku ndodhen ne nje pjese te mire kane ngadalesuar punen. Jo pak kompani kane mbyllur kantieret per shkak te uljes se kerkeses dhe mungeses se financimit. Banka e Shqiperise publikoi pak dite me pare raportin mbi besimin e biznesit dhe konsumatorit. Biznesi i ndertimit rezulton edhe si me pesimisti nga te gjithe per shkak te veshtiresise ekonomike totale te sektorit. Ndersa per ekonomine ne pergjithesi ndertuesit shprehen me optimiste per sektorin e tyre. Ata presin nje perkeqesim te metejshem.