Finalja, tifozatte gjithë mendjennë Johanesburg
JOHANESBURG-Finalja e Kupës së Botës ka bërë që tifozët spanjollë t’i drejtohen të gjithë Johanesburgut. Në aeroportin Barahas të Madridit kanë qenë me dhjetëra fluturime me destinacion Afrikën e Jugut, ndërkohë që pas mbarimit të linjave, është rritur edhe numri i atyre që kanë paguar 2600 euro për të udhëtuar me çarter. Spanja është për herë të parë në finale të Kupës së Botës dhe pavarësisht nëse fiton apo jo, kombëtarja e Del Boskes e arriti misionin e parë, duke bashkuar njerëzit. Përveç krahinës baske, në çdo qytet spanjoll njerëzit kanë lënë mënjanë ndasitë dhe janë të fokusuar te ndeshja finale.
Sidomos në Madrid, të gjithë janë përgatitur për një festë. Për disa ditë me radhë, në qendër të kryeqytetit janë zhvilluar punime të shumta për dekorimin e tij me ngjyrat kombëtare apo për ndërtimin e një vendi të posaçëm që tifozët të shohin ndeshjen. Në takimin ndaj Gjermanisë, miliona spanjollë dolën në rrugë duke festuar si të çmendur. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot.
Ndërkohë, punime të shumta janë bërë edhe në qendër të Amsterdamit, ku sërish pritet të mblidhen mbi 60 mijë vetë për të ndjekur takimin bashkë, pa harruar miliona të tjerë në qytete të tjera të vendit. Autoritetet vendose kanë vendosur ekrane gjigandë gjithandej, në mënyrë që tifozët të kenë mundësi të ndjekin tulipanët në finalen e tyre të tretë.
(d.b/BalkanWeb)