E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, PS kërkon transparencë

Nuk mund të krijohet një shikim real për shifrat buxhetore nëse ata nuk janë të shtrira në vite. Me këtë argument deputetët opozitarë kanë kërkuar më shumë transparencë për shifrat buxhetore gjatë diskutimit të draftit të vitit 2011 në komisionin parlamentar të ekonomisë.

"Qeverria është e detyruar të sjellë pesë vjet për të na lejuar ne për të kuptuar nje debat për vitin e ardhshëm buxhetor, është e shkruar në kod. Dy vitet e mëparshme, viti aktual dhe dy vitet që vijnë për të krahasuar treguesit me njëri-tjetrin", tha Arben Malaj, deputet PS.

Përplasjet e pozitës dhe opozitës në komision janë përqëndruar rreth shifrës së rritjes ekonomike të parashikuar dhe raportit të treguesve të vecantë në raport me kete rritje. Deputetët e shumicës pretendojnë se kolegët opozitarë bëjnë qëllimisht lexime të shtrembëruara të shifrave

"Une do tju ftoja që ta lexojmë buxhetin në tërësi dhe të mos spekulojmë duke marr tregues të shkëputur. Nëse bujqësia apo arsimi janë sektorët më të ndjeshëm, unë dua të theksoj se ky buxhet i garanton këto prioritete", u shpreh Sherefedin Shehu, deputet PD. Drafti i buxhetit të vitit 2011 është në seancat e para të diskutimeve në komisione parlamentare. Ai pritet të miratohet në parim në senacën plenare të 25 nëntorit. 

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›