E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat lokale, miratohet ndryshimi. Opozita kundër

Parlamenti miratoi ndërhyrjen në ligjin e taksave lokale, pjesë e të cilës është edhe kompensimi i bizneseve për blerjen e kasave fiskale me taksën e biznesit të vogël. Miratimi i projektit është paraprirë nga një debat i ashpër politik, pasi sipas opozitës këto ndryshime prekin padrejtësisht financat e pushtetit vendor, ndërkohë që ministri i Financave flet të kundërtën.

"Ky pushtet kërkon të transferojë problemin e madh që ka me bizneset nga dera e kryeministrisë, në dyert e bashkive. Ju kujtoj se keni premtuar në mënyrë të përsëritur cdo vit se do ti kompensoni bashkitë, ndërsa vini sot me një projekt jashtë cdo logjike ekonomike dhe në shkelje të plotë të ligjeve të këtij vendi", tha Mimi Kodheli, deputete e PS.

"Ky ligj na doli që qenka antikushtetues, këtë e keni provuar një herë zotërinj. Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim i cili thotë se është e drejta e qeverisë, e ligjvënësit të vendosi për nivelin e taksave. Dhe së fundi e thatë me këtë ligj do falimentojnë bashkitë, etj etj. Nuk falimentojnë. Këto të ardhura që do të përdorin për zbritjen që do ti bëjë biznesit nga taksat ne do tia kompensojmë drejt për së drejti nga buxheti sic kemi deklaruar dhe sic po e bëjmë sot në ligj", u shpreh ministri Ritvan Bode.

Qeveria ka premtuar të gjithë bizneset që blejnë kasë fiskale deri në një shumë prej 40 mijë lekë të reja tua heqë këtë shumë nga taksat e biznesit të vogël. DUke qenë se kjo taksë shkon në financat lokale, fatura totale prej 2.3 miliardë lekësh është vendosur të kompensohet për pushtetin vendor nga buxheti i shtetit.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e premte , 19 nëntor 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›