Rritje e çmimit të energjisë me 12%. Vendimi më 7 dhjetor

Cmimi i energjisë elektrike në vitin që vjen pritet të jetë më i lartë. Të treja kompanitë e mëdha të sistemit energjetik të vendit kanë kërkuar cmime më të la rta në një senacë dëgjimore për tarifat të organizuar nga ERE. “Në propozimin fillestar të KESH, KESH.sha ka kërkuar një tarifë e cila fokusohet në dy skenarë të mundshëm të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e shlyerjes së detyrimeve të vjetra të KESH, overdraftet që janë marrë në vitet 2007-2008 dhe konsistojnë përkatësisht në 3.97 lekë për kilovat/orë me hipotezën që këto detyrime do t’i shlyejnë në dy vitet e ardhshme. Në rastin tjetër, 5.31 lekë nëse shlyerja e tyre do bëhet gjatë vitit 2011 sic dhe janë aktualisht kontratat e këtyre linjave kredie me bankat e nivelit të dytë” tha drejtori ekonomik në KESH, Artur Kurti.
“Duke ditur edhe sasinë e deklaruar më parë, sasinë që do të transmetojë energjia për vitin që vjen tarifa mesatare e kërkuar në bazë të këtyre shifrave rezulton të jetë 0.73 lekë për kilovat/orë” tha drejtoresha ekonomike në OST Sofie Xhepa.
“Në propozim tonë për tarifat ne parashikojmë një tarifë të vetme. Bazuar në përllogaritjet që kemi bërë propozimi ynë pëe tarifën është që në vitin 2011 ajo të bëhet 0.98 lekë më e lartë se tarifa aktuale” tha Josef Nemecek, drejtor ekonomik CEZ shpërndarje.
Por pavarësisht cmimeve të kërkuara nga operatorët të cilat barten nga operatori i prodhimit tek CEZ për konsumatorët cmimi mesatar kërkohet të rritet me 12 për qind. Kreu i Entit Rregullator Bujar Nepravisha tha se vendimi përfundimtar për cmimet e energjisë do të merret në javën e parë të muajit dhjetor.
“Çmimi përfundimtar i propozuar nga CEZ për konsumatorët tariforë familjarë dhe jofamiljarë mesatarisht është rreth 12%. Vendimi do të merret nga Enti Rregullator brenda datës 7 dhjetor. Kjo është në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi” tha Nepravishta.
Kompanitë kanë kërkuar edhe heqjen e fashës së parë të tarifimit prej 300 kilovatorë, por ky prpozim ka gjasa të mos merret në konsideratë. Vlen të theksohet se rritjen më të lartë të cmimit të energjisë e ka kërkuar kompania publike KESH.
Sipas një përllogaritjeje paraprake një faturë mesatare me harxhim mujor 500 kilovat/orë energji me vlerë 6 mijë lekë të reja me rritjen e kërkuar bëhet 6800 lekë.
Adi Darsi