Borxhet rëndojnë buxhetin

Barra e borxheve po e rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e shtetit. Jo rastësisht ulja e detyrimeve që shteti u ka të tjerëve konsiderohet nga FMN si sfida më e madhe për të. Por nëse u referohemi shifrave objektivi për ta cuar stokun e borxhit nga 59.5 në 54 për qind të GDP në 3 vjet duken si shumë i vështirë. Për borxhin total prej 710 miliard lekësh qeverisë i është dashur të paguajë deri në fund të muajit tetor 34 miliard lekë.
Por deri në fund të vitit parashikohet që shpenzimet për borxhin të shkojnë 43.5 miliard lekë ose 9 miliard lekë më shumë se në vitin 2009. Kjo shifër që shkon për të paguar interesa është sa 14 për qind e të gjithë shpenzimeve që bën buxheti. Situata parashikohet të rëndohet edhe më tej në vitin që vjen.
“Stoku i borxhit është objektivi i politikës fiskale dhe ky objektiv për vitin 2010 është 59% e produktit të brendshëm bruto. Në terma absolute, pra në lekë, është 787.7 miliardë lekë” thotë Endrit Lami, drejtor i drejtorise së makroekonimisë në Ministrinë Financave”.
Në relacionin e buxhetit thuhet se niveli i shpenzimeve per interesa parashikohet të rritet nga 3.5 për qind të GDP në vitin 2010 në 3.6 për qind të GDP në vitin 2011. E shprehur në shifra parashikohet që totali i borxhit nga rreth 725 miliardë në fund të vitit 2010 një vit më vonë të bëhet 785 miliardë. Për këtë borxh do të paguhen rreth 48 miliard lekë interesa. Fundi nuk është përsëri këtu. Kjo për faktin se borxhi si gjithnjë rrezikohet nga kurset e këmbimit, ndërsa shifrat mund të përkeqësohen nëse rritja ekonomike nuk do të jetë ajo e parashikuara.
Adi Darsi