Buxheti, ekspertët të shqetësuar për periudhën postzgjedhore
TIRANE- Që prej janarit të këtij viti interesi i bonove të thesarit, ose ndryshe borxhi që qeveria ua mer qytetarëve të saj ka pësuar rritje. Në ankandin e fundit bonot me afat maturimi 12 mujor u emetuan me një interes 7.13 %, ndërsa ato me afat tre mujor me interes 5. 47 %. Ndërkohë që në fillim të këtij viti interesi i bonove një vjeçare ishte 6.8% dhe ai i bonove tre mujore më pak se 5 %.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e interesit të letrave me vlerë është pasojë e urisë që ka qeveria për para për të kryer investime në periudhën e fushatës zgjedhore. Në ankandin e fundit ekzekutivi mori borxh tek bankat një shumë prej 7. 1 miliardë lekësh.
“Në kushtet e fushatës ishte e pritshme që shpenzimet buxhetore të zhvendoseshin në 6 mujorin e parë, në ato prerje shiritash dhe fenomene tashmë të njohura në zhvillimet ekonomike e politike të vendit tonë. Në të njëjtën kohë të reflektojmë faktin se viti 2011 është një vit i vështirë ekonomik dhe krejt i ngjashëm me 2010 dhe ndoshta dhe më i vështirë në disa aspekte.”- deklaron eksperti i ekonomisë, zoti Zef Preçi në një prononcim për NEWS24.
“Në këto kushte- vazhdon ai- nevoja që ka qeveria për likuiditete, për para plotësuese në kompensim të mos mbledhjes, apo pamundësisë së mbledhjes së taksave, kompensohet me bonot e thesarit. Dhe rritja e normës së interesit të bonove në thelb shpreh rritjen e kostos së shërbimit ndaj borxhit dhe është një peshë më e madhe në shpatullat e qytetarëve shqiptarë në vitet që vijnë.”
Ekspertët ekonomisë argumentojnë më tej se fakti që qeveria merr borxh në bankat vendase kufizon kreditimin e bizneseve dhe qytetarëve, megjithëse bonot e thesarit për këta të fundit mbetet një alternativë e leverdishme investimi. Nga ana tjetër ekspertët shprehin shqetësim për periudhën postzgjedhore e cila nuk do të jetë e lehtë për buxhetin e shtetit.
“Duke qenë vit elektoral, dhe ekonomia në kufirin ekstrem të mundësisë për të marrrë më shumë hua tregtare është e kuptueshme që pritet një shtrëngesë financiare në periudhën që vjen, gjysmën tjetër të vitit. Në të njëjtën kohë do të jetë e nevojshme që qeveria të rishikojë buxhetin menjëherë pas zgjedhjeve për të përputhur më mirë burimin e krijimit të të ardhurave me destinacionin e tyre.”- tha eksperti i ekonomisë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Buxheti, ekspertët të shqetësuar për periudhën postzgjedhore