E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Maji si do te votojne studentet

Studentët që janë të akomoduar në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë, ku është edhe numri më i madh i tyre, apo dhe ata që janë të strehuar në godina të tjera do të votojnë në rrethet e tyre, aty ku janë të rregjistruar.

Nga një vëzhgim në Tiranë, studentët nga rrethet, këtë të premte kanë filluar të largohen nga kryeqyteti drejt qyteteve të tyre, me arsyen se ditën e diel do të marrin pjesë në votime.

Ata e quajnë një të drejtë legjitime të marrin pjesë më këtë proces, për të vendosur për kandidatët që do t’i drejtojnë qytetet e tyre, në muajt në vazhdim.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ditën e diel pritet të hedhin votën për herë të parë rreth 140 mijë të rinj.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›