E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e digave 2 miliarde per 80 objekte

Rreth 80 objekte që paraqisnin rrezikshmëri në raste përmbytjesh janë riparuar duke rritur sigurinë për situata të jashtëzakonshme. Ndërhyrjet më të shumta janë kryer në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, por gjatë këtij viti është punuar dhe në argjinatura apo diga.

“Buxheti total prej rreth 2 miliardë lekësh është i shpërndarë në rreth 80 objekte, por objektet kryesore janë shpërndarë në zonën e Shkodrës dhe kemi rreth rreth 10 objekte që zënë rreth 60-70% të buxhetit. Po ashtu janë bërë edhe ndërhyrje të tjera të rëndësishme dhe në argjinaturat e disa lumenjve të tjerë. Një pjesë e buxhetit ka shkuar për rritjen e sigurisë së digave të rezervuareve”- tha Irfan Tarelli, drejtori i Tokave, Ujrave dhe Shërbimeve.

Për “Albanian Screen”, drejtori i Ujrave thotë se kërkesa nga Ministria e Financave për buxhetin e vitit të ardhshëm është e rreth 2 miliardë lekë. 

“Niveli i financimit që është kërkuar prej nesh dhe është depozituar në ministrinë e Financave ruan pak a shumë kuotat e financimit të vitit 2011, por kemi një ndryshim të adresimit të preoblematikave. Vazhdon përsëri që një pjesë të konsiderueshme të marrin masat antipërmbytje, por rritet disi pjesa e financimit për ujitjen. Janë investime që kthehen shumë shpejt dhe që shkojnë në interes të drejtëpërdrejtë të fermerëve”- tha Tarelli.

Gjatë këtij viti, Banka Botërore ka financuar një studim që synon krijimin e një strategjie afatgjatë për ndërhyhrjet në fushat e Shkodrës dhe Lezhës. Qëllimi është që të parandalohen përmbytjet e shpeshta në këto zona.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›